Ka dy kategori aknesh. Kjo varet nëse ato shkaktojnë inflamacion apo jo. Kjo do të thotë që ka puçrra jo-inflamatore dhe puçrra inflamatore
Aknet inflamatore janë më të rënda në krahasim me ato jo-inflamatore dhe shumicën e kohës, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për trajtim.
Zbuloni çfarë i shkakton llojet më të zakonshme të puçrrave para se të shkoni për t’i trajtuar.
1. Pikat e bardha
Këto janë puçrra jo-inflamatore ose pika me ngjyrë të bardhë që zakonisht rrethohen nga një ‘rreth’ i kuq. Në disa raste, qimet mund të dalin nga qendra ose do të duken të bllokuara brenda.
Shkaqet: Pikat e bardha formohen falë papastërtisë, yndyrës dhe qelizave të vdekura të lëkurës që bllokojnë poret.
2. Pikat e zeza
E kundërta e pikave të bardha, pikat e zeza janë njolla të vogla të errëta ose me ngjyrë të zezë, që shfaqen si gunga të ngritura. Zakonisht, lëkura që rrethon pikat e zeza është normale dhe qendra është më e errët.
Shkaqet: Vetëm sepse ato janë më të errëta në ngjyrë nuk do të thotë që kanë më shumë pisllëk brenda. Është thjesht një shenjë se poret janë zgjeruar dhe janë shkaktuar nga gjëndrat e qimeve të bllokuara.
3. Papulat
Papulat janë puçrra inflamatore që ndodhen nën sipërfaqen e lëkurës. Lëkura që rrethon këto njolla zakonisht është e kuqe dhe e fryrë. Ato janë të ngritura, rozë, të ngurta ose të buta. Por në krahasim me dy llojet e puçrrave jo-inflamatore, ato nuk kanë një qendër të dukshme dhe nuk zgjerohen.
Shkaqet:
a) Infeksioni i lëkurës
b) Zhvillimi i enëve të vogla të gjakut
c) Lythat
ç) Ekzema
d) Reaksioni alergjik
4. Pustula, të njohura ndryshe si puçërr
Këto janë gunga të buta, të mëdha që kanë një qendër rrethore. Qendra është e mbushur me qelb të verdhë/të bardhë, mbi një bazë të kuqe të lëkurës.
Shkaqet:
a) Reagimi alergjik më së shpeshti ndaj ushqimit, ose alergjive mjedisore
b) Kafshimet e insekteve (helmuese)
c) Kur lëkura bllokohet me qelizat e vdekura të lëkurës dhe me vajin/yndyrën e lëkurës
5. Nyjet
Gungat në ngjyrë rozë, të dhimbshme dhe të forta që ndodhen thellë nën lëkurë njihen si nyje. Ky lloj mund të bëhet i rëndë dhe mund të shkaktojë komplikime të lëkurës si për shembull njolla të errëta.
Shkaqet: Këto konsiderohen puçrra inflamatore dhe formohen kur poret e bllokuara dëmtojnë qelizat dhe indet thellë nën sipërfaqen e lëkurës.
6. Kiste
Kur pustulat infektohen, fillojnë të bëhen të dhimbshme. Kjo ndodh kur pustulat bëhen kist. Këto përbëhen nga gunga të bardha ose të kuqe, të dhimbshme, të mëdha ose të buta që janë të vendosura thellë në lëkurë, madje edhe më thellë se nodulet. Gjithashtu, janë të mbushura me qelb. Në fakt, këto konsiderohet se shkaktojnë komplikime të rënda të lëkurës.
Shkaqet: Pustula të infektuara.
Bright Side/Class
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk