A do të preferonit një javë me katër ditë punë?
Një pyetje që duket e thjeshtë dhe që për disa njerëz tingëllon diçka e mrekullueshme, por për të tjerët është utopike.
Por këtë gjë tanimë dikush e ka në mendje – dhe dikush që nuk është hiq më pak se një kryeministre.
Bëhet fjalë për kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e cila këtë e ka menduar si një mënyrë për të reflektuar mbi industrinë e turizmit të Zelandës së Re, në vazhdën e bllokimeve të rrepta të vendit, si pasojë e coronavirusit, përcjell Telegrafi.
Ajo ka thënë se 60 për qind e industrisë së turizmit të Zelandës së Re është e mbështetur nga turizmi i brendshëm, kështu që me kufijtë ndërkombëtarë të vendit akoma të mbyllur do të ishte mirë që banorët e Zelandës së Re të pushojnë më shumë në vendin e tyre.
Si ta bëjmë këtë?
Ajo tha se disa njerëz i kishin thënë që do të ishin më të predispozuar për pushime nëse kishin fleksibilitet më të madh në punë.
“Kam shumë njerëz që sugjerojnë se duhet të kemi një javë katër-ditore në punë”, citohet të ketë thënë ajo.
“Në fund të fundit, kjo mbetet midis punëdhënësve dhe të punësuarve, por siç kam thënë ka shumë gjëra që kemi mësuar në lidhje me COVID… nëse janë punëdhënësit në gjendje ta bëjnë këtë, të mendojnë nëse kjo është diçka që do të funksiononte për vendin e tyre të punës”.
“Sepse sigurisht që do të ndihmonte turizmin në të gjithë vendin”.
Dhe komentet e saj sigurisht që janë bërë kryetituj në mediat vendase dhe jo vetëm.
Ajo tërhoqi shumë lavdërime në mediat sociale.
Ajo nxiti diskutime të tjera rreth ekuilibrit modern të punës dhe jetës dhe përfitimet e shëndetit dhe produktivitetit të punës me më pak orë.
Por disa ekonomistë në Australi janë shprehur të zhgënjyer, përcjell Telegrafi.
“… Ne kemi nevojë për javë të punës gjashtë-ditore për të kompensuar kohën e humbur”, mendon Rabee Tourky nga Universiteti Kombëtar Australian.
Por këto kritika shtrojnë pyetje interesante. Çfarë do të thotë “të krijojë kohën e humbur” në një kuptim ekonomik?
Në këtë drejtim, mediumi australian www.abc.net.au, shkruan se dikur ishte “utopike” të imagjinoje një botë në të cilën punëtorët duhet të kishin dy ditë pushimi çdo javë.
Por tani shiko – ne kemi një gjë të quajtur “fundjava” dhe të gjithë e pranojnë atë.
Java e punës standarde 40-orëshe, pesë-ditore (me një fundjavë dy-ditore për punëtorin tipik) u prezantua në Australi në vitin 1948 pas një vendimi nga Gjykata e Arbitrazhit të Commonwealth.
Në atë kohë, presidenti i Dhomës së Prodhuesve Victorian (Z. Cecil Newton McKay) kritikoi ndryshimin e politikës si një “eksperiment të rrezikshëm”.
“Australia është e angazhuar për një eksperiment të panevojshëm dhe të rrezikshëm në mes të një periudhe inflacioniste…”, kishte vlerësuar ai.
Dhe nuk është se java katër-ditore e punës është e re për Australinë gjithsesi.
Në vitin 2018, një kompani e marketingut dixhital Versa lansoi një iniciativë në të cilën punëtorët e saj mund të merrnin çdo të mërkurë të lirë, për sa kohë ata ishin në gjendje që pjesën e mbetur të punës ta kryenin në katër ditët e mbetura.
Shefi ekzekutiv i Versa, Kath Blackburn tha se ideja kishte ardhur nga dëshira e saj për t’u dhënë punonjësve të saj një ditë, edhe për të përmirësuar mirëqenien e tyre mendore.
Pas një viti në testimin e sistemit, rezultatet flisnin vetë.
“Ne jemi tre herë më fitimprurës sesa ishim vitin e kaluar, ne jemi rritur me 30 ose 40 për qind në vitin e fundit për sa i përket të ardhurave, dhe kemi stafin më të lumtur që janë shumë më produktivë”, ka thënë znj Blackham për ABC vitin e kaluar.
Por zonja Blackham tha gjithashtu se ideja tërhoqi kritika nga disa njerëz që e barazojnë orarin me më pak orë me dembelizëm.
“Dhe ishte e natyrshme që firmat të ishin rezistente ndaj një ide radikale si ajo”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij