Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaron se kërcënimi i tij nga “Garda Vullnetare Shqiptare” i bërë publik ditë më parë është real, ndryshe nga çfarë pretendon presidenti Hashim Thaçi që e cilësoi një shpifje e fabrikuar nga zyrat e VV-së.
Kurti ka thënë se nuk trembet nga asnjë lloj kërcënimi, duke shtuar se ajo letër ishte më tepër presion ndaj Kushtetueses që më 29 maj do të vendosë për dekretin e presidentit për emrin e mandatarit.
“Presidenti tha se unë e kam shkruar kërcënimin ndaj vetes, nëse ka fakte të tilla duhet urgjentisht të intervistohet nga prokuroria. Por nuk është duke u bërë kjo gjë. Nuk ekziston ende çlirimi i shtetit të Kosovës nga këta shpërdorues, kemi vetëm qeveri të re dhe jo institucione të reja. Dhe qeverinë e rrëzuan. Ka pasur kërcënim ndaj meje, kërcënim me vdekje për mua dhe familjen, e kanë bërë publike, po merren organet e ndjekjes dhe rendit me këtë punë. Ata që më njohin e dinë se te unë nuk funksionojë kërcënimet. Nuk jam person që zmbrapsem apo kërcënohem. Ka vetëm një shpjegim, praktikisht e kanë me Gjykatën Kushtetuese se mos rastësisht po ua zhvlerëson Presidentin, përkatësisht dekretin presidencial që qartazi është në shpërputhje me Kushtetutën. Ekziston një trysni në kontekstin aktual politik për vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese që do ta publikojë këtë javë aktgjykimin e saj”, ka thënë Kurti, për OraNews.
Sa i takon akuzave të fundit nga presidenti se ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, Albin Kurti thotë se Thaçi duhet të japë dorëheqjen dhe të futet në garën zgjedhore se nuk mund të bëjë opozitë nga kolltuku i presidentit.
“Nuk mund të kem koment për një president që sillet në shpërputhje me mandatin dhe kompetencat e tij. Nuk përfaqëson unitetin e popullit, po sillet si një nga liderët opozitarë. Është mirë të dorëhiqet, të lëshojë atë ulësen ku nuk po ndihet rehat dhe të vijë në garë zgjedhore në zgjedhjet e radhës. Një president në panik, i frustruar që përpiqet të bëjë opozitën në kolltukun e presidentit. Sa më parë të kemi president të ri, siç kemi qeveri të re, aq më mirë do të bëhet për Republikën tonë. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese e ka parasysh dekretin presidencial si një tendencë e qartë për tu barazuar me amandamentimin parlamentar të Kushtetutës. Kushtetutën mund ta ndryshojë dhe mund ta shkruajë parlamenti i Kosovës, por kurrsesi presidenti i saj”, është shprehur Kurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe