LAJMI I FUNDIT:

U infektua me coronavirus, Myshyri nga Gjilani nuk jeton më – por çezma e tij rrjedhë në Pakistan

U infektua me coronavirus, Myshyri nga Gjilani nuk jeton më – por çezma e tij rrjedhë në Pakistan

Myshyr Shabani, bashkatdhetari nga Gjilani i cili vdiq në kohë pandemie në Gjermani, ka qenë bamirës i madh.

Humanizmi i tij kishte mbërritur edhe në Pakistan kur nga pasuria e tij që e kishte fituar në Gjermani, e ka hapur një pus, duku u siguruar ujë të pijshëm disa familjeve të varfra atje, shkruan Mediafokus.info.

Vdes një qytetar i Gjilanit në Gjermani, ishte i infektuar me COVID-19
Lexo po ashtu Vdes një qytetar i Gjilanit në Gjermani, ishte i infektuar me COVID-19

Myshyr Shabani vdiq më 6 maj, por projekti i tij i bamirësisë përfundoi sot.


Enkas për Mediafokus.info, familja e Myshyrit i ka dërguar fotot dhe videon e përfundimit të këtij projekti.

Pusi që rrjedh ujë të pijshëm është emërtuar me emrin e Myshyr Shabanit.

Ky nuk është rasti i vetëm prej humanisti nga Myshyri.

Mediafokus.info merr vesh se i ndjeri u kishte ndihmuar, po ashtu, edhe gjashtë familjeve shqiptare për t’ua rregulluar dokumentacionin e lejeqëndrimit të përhershëm në shtetin gjerman.

Përndryshe, Myshyr Shabani kishte emigruar në Gjermani në vitet 90-ta, ndërkaq e ka bërë punën e floktarit.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori