LAJMI I FUNDIT:

Ramë Lahaj rikthehet në vendlindje për të takuar nënën e tij: Më duhet t’i qëndroj larg, por shëndeti i saj është më i rëndësishëm

Ramë Lahaj rikthehet në vendlindje për të takuar nënën e tij: Më duhet t’i qëndroj larg, por shëndeti i saj është më i rëndësishëm
Ramë Lahaj dhe nëna e tij (Foto: Instagram)

Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, është kthyer në Kosovë përgjatë këtyre ditëve.

Pas një kohe të gjatë izolimi për shkak të coronavirusit, ai është kthyer në shtëpinë e tij në Istog për t’i parë familjarët.

I njëjti tregon se erdhi me gjysmë shpirti, pasi i duhet të respektojë akoma masat ndaj COVID-19, përfshirë këtu edhe distancimin social që duhet të mbajë karshi të gjithëve.


https://www.instagram.com/p/B_c4FFdooCS/

Në fotografinë e ndarë me ndjekësit në Instagram, Lahaj shfaqet përkrah së ëmës duke respektuar rregullat e mbajtur kujdes gjatë tërë kohës.

“U bënë 2 dekada, që vij me vrap e mall në këtë oborr ku i gjeja prindërit t’u gjallnu me përditshmërinë e tyre. Sot vij, më gjysmë shpirti se vetëm njëri me ka mbetur, e edhe ajo me 100 sëmundje e vuajtje mbi supe. Ndërsa mua më duhet t’i qëndroj larg e përballë me një maskë sikur kam ardhur të vjedhë, e jo të bëj Bajram me më të shenjtën time”.

Ramë Lahaj ju këshillon të qëndroni në shtëpi, ndërsa vjen me një interpretim të përbashkët me Inva Mulën
Lexo po ashtu Ramë Lahaj ju këshillon të qëndroni në shtëpi, ndërsa vjen me një interpretim të përbashkët me Inva Mulën

“Pa mundur ta shtrydhi në përqafim. Por shëndeti i saj është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër andaj edhe ti, nëse del të festosh se ke mall e dashni bëj shumë kujdes. Mbajë distancë e përdor maskën. Kështu ruan vetën dhe më të dashtunit tu. Urime Bajrami. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar ai krahas postimit.

https://www.instagram.com/p/CAmyQWhIdr5/

Këtë periudhë pandemie globale, Rama e ka kaluar kryesisht në Gjermani përkundër se ka pezulluar shumë prej aktiviteteve të tij si pasojë e virusit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Magazina
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

Magazina
Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Magazina
Neda e drejtpërdrejtë me Eglin për fjalët e Gjestit: Kur të thonë ‘zhduku’ ti duhet të largohesh me kilometra

Neda e drejtpërdrejtë me Eglin për fjalët e Gjestit: Kur të thonë ‘zhduku’ ti duhet të largohesh me kilometra

Magazina
Kalo në kategori