LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: Vdekja tragjike e Agon Musliut nga Gjilani duhet të hetohet deri në fund

KMDLNJ: Vdekja tragjike e Agon Musliut nga Gjilani duhet të hetohet deri në fund

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kërkuar që rasti i vdekjes tragjike të Agon Musliut nga Gjilani në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, të hetohet deri në fund dhe përgjegjësia të adresohet tek ata që nuk i kanë marrë veprimet e duhura për mbrojtjen e jetës së të ndjerit.

Për këtë rast ka munguar ndjeshmëria e atyre që kanë pasur përgjegjësi për karantinizim, pasi nuk ka pasur rast që ndonjëri të japë dorëheqje, si akt moral, deri në përfundim të hetimeve por se të gjithë i kanë ikur përgjegjësisë, thotë KDMLNJ në një komunikatë për media.

KMDLNJ gjithashtu kërkon hetimin e të gjitha rasteve kur dyshohet se janë shkelur kriteret e përcaktuara për karantinizim për çka janë ngritur dyshime shumë serioze.


“Ministria e Shëndetësisë apo Qeveria e Kosovës duhet të kompensojë të gjithë studentët që u kanë humbur gjërat gjatë kohës së karantinizimit”, thekson KMDLNJ.

KMDLNJ vlerëson se duhet të hetohen shqetësimet dhe dyshimet për mungesë të transparencës për ndarje të tenderëve, në mënyrë që të mënjanohen dyshimet, nëse janë të pabazuara ose të nxirren para përgjegjësisë, nëse ka prova me të cilat dëshmohet përgjegjësia.

Për më tepër, KMDLNJ vlerëson se masat shtrënguese dhe kufizimi i lirisë së lëvizjes kanë qenë në shpërputhje të madhe me rrezikun e mundshëm dhe në këtë kontekst kërkon që autoritetet kosovare të lirojnë qytetarët nga dënimet e shqiptuara në kohë të pandemisë, pasi në mungesë të Ligjit për të arsyetuar këto dënime, ato paraqesin shkelje të të drejtave të njeriut.

KMDLNJ kërkon gjithashtu që të gjitha shkarkimet jo vetëm në Borde sikur edhe emërimet dhe punësimet në kohën e pandemisë të hetohen një nga një për faktin se ka dyshime se janë bërë në formë fushate, të ndikuara dhe me motive politike etj.

Bizneset e vogla dhe të mesme në kohë pandemie janë në gjendje të rëndë dhe, nëse shteti nuk intervenon, shumë biznese do të falimentojnë kurse numri i të papunëve do të rritet ndjeshëm, thekson tutje KMDLNJ.

Pandemia ka prodhuar edhe një krizë politike kur, sipas KMDLNJ-së, pa arsye bindëse është votuar mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe tash kjo situatë po reflekton në të gjitha fushat deri në vendim të Gjykatës Kushtetuese.

KMDLNJ kërkon që çdo vendim që merr Gjykata Kushtetuese duhet të përkrahet nga të gjitha palët dhe duhet të veprohet në përputhje me këtë vendim. Çdo kërkesë për refuzim apo kundërshtim të këtij vendimi është kundërkushtetues dhe se do të prodhonte pasoja më të rënda për vetë subjektin apo subjektet që do ta kundërshtonin vendimin e Kushtetueses./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori