LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Dy pacientët të cilëve iu transplantua veshka janë në gjendje të mirë shëndetësore

Maqedoni: Dy pacientët të cilëve iu transplantua veshka janë në gjendje të mirë shëndetësore

Dy pacientët të cilëve të shtunën u është kryer transplantim i veshkave nga një donator i vdekur janë në gjendje stabile shëndetësore.

Nga Klinika për Urologji informojnë se intensivisht ndiqet gjendja post-operative dhe funksioni i veshkave të transplantuara.

Ndërsa siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, janë transplantuar veshka e një gruaje e moshës 45 vjeçare nga Shkupi dhe një burri të moshës 40 vjeçare nga Kumanova.


Të dy ata kanë pasur dobësi kronike të veshkave dhe me vite të tëra kanë qenë në dializë./Telegrafi/