LAJMI I FUNDIT:

Stuhia e fuqishme godet Australinë, erërat me shpejtësi prej 130 km/h shkulin drunjtë

Stuhia e fuqishme godet Australinë, erërat me shpejtësi prej 130 km/h shkulin drunjtë

Dhjetëra mijëra shtëpi dhe lokale afariste kanë mbetur pa energji elektrike, kurse ndërtesat janë dëmtuar, e drunjtë janë shkulur me rrënjë nga erërat e forta që e kanë goditur sot Australinë për të dytën ditë me radhë.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zyrtarë për shërbime emergjente dhe të zjarrfikësve në Australinë Perëndimore, John Brumhole, ka deklaruar se stuhi të tilla ndodhin një herë në dhjetë vjet, transmeton Telegrafi.


Stuhia ka goditur në një rreze prej 1.200 kilometrave në drejtim të bregut perëndimor të Australisë, duke përfshirë edhe Perth, ku erërat frynin me shpejtësi prej 100 kilometra në orë.

Madje sipas shefi të zyrës së meteorologjisë, Neil Benett, erërat në zona të caktuara kanë arritur shpejtësinë prej 130 kilometra në orë, që është shpejtësia më e madhe e regjistruar që nga viti 2005.

Rreth 65 mijë shtëpi dhe lokale afariste kanë mbetur pa energji elektrike, e pas intervenimit të ekipeve kompetente gjendja me furnizim është përmirësuar, raportohet se 24 mijë shtëpi tjera vazhdojnë të jenë në terr. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori