LAJMI I FUNDIT:

Po jepte intervistë kur filluan të ndjehen dridhjet e tërmetit, kryeministrja e Zelandës së Re as që trembet – vazhdon bisedën me gazetarin

Po jepte intervistë kur filluan të ndjehen dridhjet e tërmetit, kryeministrja e Zelandës së Re as që trembet – vazhdon bisedën me gazetarin

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, as që është trembur kur filluan të ndjehen dridhjet e tërmetit që goditi sot këtë vend, derisa ajo po jepte intervistë të drejtpërdrejt për një televizion.

Ajo madje e ndërpreu gazetarin e “Newshub”, Ryan Bridge, duke i thënë se tani po ndodh në kompleksin e Parlamentit në kryeqytet – Wellington, transmeton Telegrafi.

“Ne këtu tani kemi një tërmet të vogël Ryan, një tërmet të denjë. E sheh se si po lëvizin gjërat prapa meje”, ka deklaruar kryeministrja e Zelandës së Re derisa vështronte përreth vetes.


Megjithatë tërmeti ishte mjaftueshëm i fuqishëm, sa për të rrëzuar gjësendet që ishin të vendosura nëpër rafte dhe të ndal trafikun hekurudhor. Por, deri më tani nuk raportohet për ndonjë dëm të madh material apo të lënduar.

Ajo çfarë u ka bërë përshtypje të gjithëve, është gjakftohtësia e kryeministres Ardern e cila vazhdoi intervistën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

https://www.youtube.com/watch?v=WDMZv2Ef6Ow&feature=emb_title

“Mirë jam Ryan. Nuk jam nën ndonjë dritë që është e varur, duket sikur jam pozicionuar në vend të mirë”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Kalo në kategori