LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë së COVID-19 mund marrë kohë deri në vitin 2023

Mustafa: Rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë së COVID-19 mund marrë kohë deri në vitin 2023

Nëse në muajin qershor stabilizohet gjendja e krijuar nga Coronavirusi vlerësohet se Kosova mund ta rikthej gjendjen ekonomike gjatë këtij viti.

Por nëse pandemia do të vazhdojë, atëherë vendi nuk mund ta rimëkëmb ekonominë deri në vitin 2023.

Kështu bën të ditur profesori ekonomisë, Muhamet Mustafa.


“Janë dy variante, nëse në qershor vjen normalizimi atëherë gjendja do të jetë në situatën siç ka qenë para virusit dhe do të ketë mundësi të rimëkëmbet në kuartalin e dytë të 2020. Nëse do të vazhdoj edhe me tutje neve do të na gjejë 2022-2023 që të kthehemi në gjendjen e mëparshme. Ne nuk jemi te sigurt se çfarë do të ndodhë. Pasi nëse kemi raste do të sanksionohen prapë bizneset dhe pasojat do të jenë të rënda”, tha Mustafa në një intervistë për Ekonomia Online.

Ai potencoi se do të ketë ndikime negative në shumë fusha, ku sipas tij, do të ketë rënie të Bruto Produktit për 5 për qind si dhe punësimeve.

Më tej, ai komentoj masat e qeverisë për të cilat tha se janë të vështira të zbatohen nga bizneset për shkak situatës politike dhe rebalancimit të buxhetit.

Ai thotë se ekziston problemi i ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, sa i përket ndihmave financiare dhe kredive.

“Vlerësimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë konfirmuar se mund të ketë tkurrje të GDP-së ose bruto produktit vendor rreth 5%. Ka ndikime negative në shumë fusha. Qeveria ka marrë disa masa por ato po kanë vështirësi të zbatohen në tërësi veçanërisht të bizneset për shkak situatës politike dhe pamundësisë për tu bërë rebalancimi i buxheti dhe për tu bërë ratifikime për marrëveshje ndërkombëtare lidhur me ndihmat financiare dhe kreditë. Ky është problemi elementar që duhet zgjidhet në Kosovë”, u shpreh ai.

Duke folur për rihapjen e bizneseve, eksperti i ekonomisë, tha se duhet të bëhet hapja e tërësishme e bizneseve.

Ndër të tjera, ai tregoi edhe mënyrën se si duhet të veprohet për ta parandalua virusin dhe për ta bërë rihapjen e zhvillimit ekonomik.

“Ka filluar riaktivizimi duhet të shkohet në riaktivizim të tërësishëm në përjashtim të ushqimit dhe akomodimit. Ne të konsilodojmë institucionet shëndetësore që të përballen me viruse të ndryshme pa pasur rënie të madhe në shoqëri. Rritja e testimeve ne mënyrë të shpejtë dhe evidenca e atyre të infektuar, izolimi i tyre dhe evitimi i paralizimit total të shoqërisë sepse nëse vazhdon kështu do të ketë pasoja të mëdha”, u shpreh Mustafa.