Infektologu Salih Ahmeti nuk beson se do të kemi një valë të dytë të Covid-19 në vjeshtë. Sipas tij, nëse koronavirusi do të ndjek rrjedhën natyrore të virusëve, nuk do të përballemi sërish me të.
“Duke u bazuar në disa fakte, qoftë të përvojës sime por edhe në disa fakte shkencore, mendoj se nuk ish dashtë të kemi valë të dytë. Po flitet për valën e dytë të mundshme në periudhën e vjeshtës për faktin se virusët me kohë humbin virulencën e tyre apo atë që ne e njohim si forcë të veprimit të tyre, si agresivitet të tyre. Faktori i dytë është se njerëzit megjithatë e fitojnë një imunitet kolektiv, një masë e caktume ky imunitet i masës është në nivele të ndryshme por çfarëdo varianti në të gjitha vendet ne do të kemi një imunitet të masës.
Faktori i tretë është se ne qoftë në nivel vendor qoftë në nivel global, i njohim pak a shumë sjelljet, nëse jo krejt, së paku sjelljet e tija klinike dhe epidemike. Unë besoj se muaj e ardhshëm ne do ta njohim edhe më mirë këtë virus dhe do të kemi përvoja që ne shumë më leht dhe shumë më mirë ta lokalizojmë në rast të shfaqjeve të tija. Personalisht, nuk mendoj se do të kemi ndonjë valë të dytë të shpërthimit të këtij virusi”, tha Ahmeti për televizionin publik.
Por kur do të ketë fundin e tij coronavirusi në Kosovë?
“Virusi ende mbetet enigmatik në shumë aspekte të tjera dhe me fol me data është bukur problem. Por nëse ky virus e përcjell një zhvillim natyror të viruseve të ngjashme me të, ne mund të kemi raste të rralla, raste sporadike edhe gjatë qershorit, ndoshta edhe muajt e tjerë, por unë mendoj së paku se nuk do të kemi ndonjë shfaqje kërcënuese të tij në raport me qytetarët”, shpjegoi Ahmeti.
“Zakonisht këto viruse maksimumin e shpërthimeve e kanë deri në gjashtë muaj. Unë besoj se prej momentit të shfaqjes së tij, së paku zyrtare, veç e ka plotësuar periudhën kohore prej gjashtë muajve. Megjithatë atë që e quajmë bisht të epidemisë, raste sporadike mund të kemi edhe gjatë muajve të verës, por unë besoj se ato do të jenë raste të pakta”, tha Ahmeti
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025