LAJMI I FUNDIT:

Televizioni serb: Në Serbi gjërat kanë filluar të ndryshojnë

Televizioni serb: Në Serbi gjërat kanë filluar të ndryshojnë

Serbia njihet si një ndër shtetet që gëzon simpati të madhe për rusët. Megjithatë, në kohën kur në Ballkan veçmas ka një luftë ndaj ndikimit malinj rus, si duket edhe në Beograd gjërat kanë filluar të ndryshojnë.

Njëri nga televizionet më të shikuara, TV HAPPY, i cili mban anën e pushtetit në Serbi, dy ditë radhazi ka shfaqur një debat lidhur me ndikimin rus në Ballkan.

Darko Trifunoviq, drejtor i Institutit për Siguri Nacionale dhe Internacionale në Beograd, gjatë programit të mëngjesit ka folur për mbështetjen që Rusia i pati dhënë presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.


“Rusia e ka përkrahur presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq në kohën kur u shpall pavarësia në vitin 2006, sepse në atë kohë vidhnin para nga turizmi në Mal të Zi. Edhe peshkopi Amfilohije, dhe të gjithë të tjerët nuk e kishin asnjë problem gjersa e shfrytëzonin turizmin”, është shprehur ai, transmeton KP.

Më pas, ai ka shtuar se, kur Mali i Zi i vogël e dëboi Rusinë e madhe nga aty dhe hyri në NATO, atëherë shërbimet e fshehta ruse shkuan në Mal të Zi, e shfrytëzuan Kishën Ortodokse Serbe dhe popullin serb për t’i qëruar hesapet me Malin e Zi.

Ndërkaq udhëheqësi i televizionit, Milomir Mariq, ka konstatuar se rusët duke iu falënderuar serbët, bëhen sikur janë superfuqi.

“Rusia është në rang me Italinë, e cila është në fund të pusit”, është shprehur ai.

Në program ishte edhe Dragan Petroviq, profesor universitar në Beograd, i njohur për qëndrime rusofilë, mirëpo në një ambient të tillë nuk kishte shumë hapësirë që ta lartësonte shumë Moskën.

Ndërsa lidhur me protestat në Mal të Zi, Darko Trifunoviq ka thënë se në rast të ndonjë konflikti me serbët atje, Rusia do të dërgonte forca detare në Kotorr që t’i mbronte serbët, apo do t;I mbronte vetëm me stilin e “zjarrtë” të zëdhënëses së Kremilinit Maria Zaharova, e cila do ta dënonte ashpër këtë.

“Kthjelluni njerëzit e mi, kthjelluni o serbë!”, ka përfunduar profesori i shkencave të sigurisë Darko Trifunoviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Evropa
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori