Mundësia që Gjykata Kushtetuese përmes një aktgjykimi të vendos afate kohore për formimin e qeverisë, po shihet si shkelje e Kushtetueses dhe jashtë kompetencave të kësaj gjykate.
Ekspertë të kushtetutës thonë se Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja, pasi hynë në kompetenca të Kuvendit të Kosovës.
Profesori universitar, njëri prej hartuesve të Kushtetutës, Riza Smaka thotë se Gjykata Kushtetuese ekskluzivisht ka autorizim për të bërë interpretimin e dispozitave kushtetuese kontestuese dhe jo të tejkalojë kompetencat e saj.
“Gjykata Kushtetuese ekskluzivisht ka autorizim për të bërë interpretimin e dispozitave kushtetuese kontestuese, asgjë tjetër, kurrsesi. Nën dy nuk ka autorizim për të krijuar normë, për të caktuar afate, ajo është ekskluzive e legjislativit… Gjykata nuk do të duhej të lëshohej në atë sferë sepse do të rrëshqiste, të tejkalonte kompetencat. Të ushtron kompetenca të legjislativit. Do të shkelte kushtetutën, dhe atë shkelje të rëndë të kushtetutës”, tha Smaka, për Kosovapress.
Mendim të njëjtë se Gjykata Kushtetuese nuk mund të vendos afate kohore ka edhe njohësi i rrethanave kushtetuese, Mazllum Baraliu, i cili thotë se nëse merret një vendim i tillë mund të jetë diskutabil.
“Gjykata nuk do të duhej të krijonte praktika siç kanë ndodhur më parë që të rishkruaj Kushtetutën. Kushtetuta shkruhet vetëm nga kushtetutbërsi ai i cili e përpilon dhe miraton e që është Kuvendi i Kosovës. Gjykata Kushtetuese është vetë gardian i Kushtetutës, mbrojtëse e saj dhe interpretuese e saj. Këtë duhet të bënte tani dhe shpresoj. Diçka më tepër që tejshkohet, mendoj se mund të ketë probleme pastaj dhe vendimi i saj mund të jetë diskutabil për palët”, thotë ai.
Njohësi i kushtetutës, Riza Smaka thotë se Gjykata Kushtetuese këtë lëndë është dashur të kryente brenda një jave.
“Gjykata Kushtetuese këtë është dashur të kryente brenda javës. Kjo është çështje juridike e thjesht, çdo jurist që mund të jetë edhe ordiner, që nuk pretendon të jetë ndonjë shkencëtar dhe ekspert këtë çështje juridike do të kishte zgjidhur në mënyrë korrekte dhe pa asnjë dileme brenda mos të them një jave, por brenda gjysmë ore. E lexon me kujdes, e analizon me kujdes, nëse dyshon i merr dy a tri kushtetuta të shteteve parlamentare, e bënë një krahasim dhe del me konkluzion”, thotë ai.
Muajin e kaluar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar për kryeministër Avdullah Hotin e LDK-së. Ky dekret është kontestuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit pritet që të premten e datës 29 maj të vendos për kushtetutshmërinë e dekretit të Thaçit./kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën