LAJMI I FUNDIT:

Dodë Gjergji uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajram

Dodë Gjergji uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajram

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, për shkak të situatës me pandemi duke mos mundur të vizitojë kryemyftiun e Kosovës, Naim Tërnava i është drejtuar me një letër për ta uruar atë dhe të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajram.

Ipeshkvi Gjergji shkruan se “askush më mirë se ne nuk mund të kuptojë dhimbjen tuaj dhe trishtimin e besimtarëve që duhet të mos faleni në xhami as në këtë natë të madhe të Ramazanit. Të njëjtën dhimbje dhe trishtim e kam përjetuar edhe unë me besimtaret dhe besimtarët e krishterë, kur muajin e kaluar kremtuam Pashkët, Ringjalljen e Krishtit!”.

Dodë Gjergji ka uruar që festimi i Bajramit të begatojë të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë si dhe ka uruar që Krijuesi me mëshirën e Tij të pranojë sakrificën e agjërimit.


“Uroj, që festimi i Bajramit të ju begatoj ju dhe gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë e kudo tjetër. Krijuesi me mëshirën e Tij iu pranoftë sakrificën e agjërimit dhe Ju resittë me dhuntitë e bekimet e veta, në mënyrë që paqja, dashuria, falja dhe pajtimi të jenë të bollshme në familjet tuaja dhe në vendin tonë”, thuhet në urimin e Dodë Gjergjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori