LAJMI I FUNDIT:

Udhëtari që u nxor i gjallë nga aeroplani i rrëzuar në Pakistan, tregon tmerrin që përjetoi në momentin e përplasjes

Udhëtari që u nxor i gjallë nga aeroplani i rrëzuar në Pakistan, tregon tmerrin që përjetoi në momentin e përplasjes

Aeroplani që u përplas në Pakistan, la 97 të vdekur, por në mesin e tyre arritën të shpëtonin dy udhëtarë.

Zafar Masood është një nga të mbijetuarit, që u nxor i gjallë nga rrënojat, i cili tregoi tmerrin që pësoi në momentin e përplasjes së aeroplanit në një objekt banimi, transmeton Telegrafi.


“E tëra që shihja ishte tym dhe flakë, ndërsa dëgjoja britma nga të gjitha anët, prej të rriturve dhe fëmijëve. Nuk e shihja asnjë njeri nga tymi, vetëm dëgjoj zërat e tyre”, ka thënë Masood.

I mbijetuari tjetër, është Muhammad Zubair, që së bashku me të ishin në radhën e parë të ulëseve. Të dy kanë lëndime të lehta, ndërsa gjendja e tyre raportohet të jetë nën kontroll.

Autoritetet në Lahore, kanë bërë të ditur se ky aeroplan bëri dy përpjekje për aterrim, ndërsa përfundoi i përplasur në një objekt banimi, pak momente pasi piloti raportoi se gjendja e aeroplanit nuk është në rregull. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori