LAJMI I FUNDIT:

2341 qytetarë janë kthyer deri më tash nga shtetet e jashtme në Kosovë, MPJD thotë se brenda këtij muaji do të kthehen edhe 900 të tjerë

2341 qytetarë janë kthyer deri më tash nga shtetet e jashtme në Kosovë, MPJD thotë se brenda këtij muaji do të kthehen edhe 900 të tjerë

Me shfaqjen e pandemisë COVID-19 në tërë botën e edhe në Kosovë, qindra qytetarë mbetën jashtë vendit duke mos pasur mundësi të kthehen në vendet e tyre, pasi që shumë shtete mbyllën kufijtë ajror dhe tokësor si masë parandaluese për përhapjen e këtij virusi.

Me një gjë të tillë u përballën edhe qindra qytetatarë të Kosovës, të cilët përmes misioneve diplomatike të Kosovës në vendet e ndryshme parashtruan kërkesë për t’u kthyer në vendlindje.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se që nga marsi në Kosovë janë kthyer 2341 qytetarë të cilët kishin mbetur jashtë vendit.


MPJD po ashtu ka theksuar se numri i atyre që kanë kërkuar të kthehen është duke u rritur, duke bërë të ditur se në përfundim të këtij muaji do të riatdhesohen 900 qytetarë.

“Deri me tani janë kthyer në Kosovë 2341 shtetas të mbetur jashtë vendit gjatë kohës së pandemisë, si pasojë e masave të marra nga qeveritë e ndryshme për mbrojtje nga COVID-19. Gjatë kësaj periudhe, kërkesat kanë shkuar duke u rritur, mirëpo kërkesa aktive të rasteve emergjente janë 1485. Prandaj, me përfundimin e majit do t’i kemi 900 shtetas të riatdhesuar vetëm brenda këtij muaji”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Kthehen nga Sllovenia në Kosovë edhe 47 qytetarë
Lexo po ashtu Kthehen nga Sllovenia në Kosovë edhe 47 qytetarë

Ministria ka treguar se kërkesa më të shumta për kthim të qytetarëve ka pasur nga Gjermania e Zvicra por edhe shtetet tjera.

“Kërkesa të shumta ka pasur kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, pastaj Turqia dhe Kroacia, por edhe shtetet tjera si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Belgjika, Britania e Madhe, etj”, kanë thënë për Telegrafin nga MPJD.

Kujtojmë se në fillim të gjithë personat që janë kthyer nga shtetet e ndryshme në Kosovë, janë dërguar për 14 ditë në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Mirëpo pas përmirësimit të situatës me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë mori vendim që tash e tutje personat që kthehen nga shtetet e jashtme të qëndrojnë vetëm për 7 ditë në karantinë.

Për momentin në Qendrën e Studentëve e cila është shndërruar në karantinë gjendjen 177persona. Drejtori i kësaj qendre Fatmir Sfishta, ka bërë të ditur se dje janë kthyer rreth 100 persona nga kryesisht nga Kroacia, Sllovenia dhe Zvicra.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë me coronavirus kanë rezultuar gjithsej 1.004 persona, 772 prej të infektuarve janë shëruar, kurse 30 persona kanë humbur jetë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori