LAJMI I FUNDIT:

Shpallet konkurs për tetë prokurorë të Shtetit

Shpallet konkurs për tetë prokurorë të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka shpallur konkursin për 8 prokurorë të Shtetit, të cilët do të rekrutohen nëpër prokuroritë Themelore.

Në njoftim thuhet se me qëllim të realizimit të procesit rekrutues KPK ka themeluar Komisionin për Rekrutim të prokurorëve të Shtetit, Komisionin për rishqyrtim dhe ka caktuar Administratorin e provimit.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e KPK-së, kanë diskutuar, shqyrtuar dhe miratuar tri raporte të periudhave të ndryshme kohore të Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional për veprat penale karakteristike: Raportin vjetor 2019, Raportin tre mujor janar – mars 2020 dhe Raportin krahasimor dhe analitik shtatë vjeçar.


Gjithashtu, është shqyrtuar Draftrregullorja për Organizimin dhe Veprimtarinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës, e cila me disa plotësim-ndryshime edhe është miratuar.

Me tej, takimi ka vazhduar me shpalljen e brendshme për avancim për katër pozita në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Me skadimin e mandatit të zëvendëskryesuesit, KPK në pajtueshmëri me aktet nënligjore ka bërë thirrjen publike për nominimin e kandidatëve të interesuar për pozitën e zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Në fund të takimit anëtarët e KPK-së kanë shqyrtuar dhe miratuar dy raporte për vlerësimin e performances së 9 prokurorëve me mandat të përhershëm”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori