LAJMI I FUNDIT:

Një veturë përplaset në një dyqan që shet hixhab në Sydney, lëndohen 12 persona

Një veturë përplaset në një dyqan që shet hixhab në Sydney, lëndohen 12 persona

Një veturë është përplasur në një dyqan që shet veshje të ndryshme të praktikuesve të fesë islame (hixhab, shami dhe burka) në Sydney të Australisë, ku si pasojë 12 persona janë lënduar, shkruan Independent.

Mediat lokale raportojnë se 11 këmbësorë dhe shoferi i veturës, janë duke u trajtuar në vendin e ngjarjes në Greenacre mes rrugëve Waterloo dhe Boronia, transmeton Telegrafi.


Një video amatore e publikuar në rrjete sociale, shfaq veturën nga e cila dilte tym dhe lëviz me shpejtësi të madhe para se të përplaset në lokal.

Në anën tjetër policia në New South Wales kanë njoftuar se shoferi mashkull dhe 11 këmbësorë janë lënduar.

Sipas tyre, ata janë duke u trajtuar në vendin ku ka ndodhur incidenti – ku thuhet se asnjërit prej tyre nuk është duke iu rrezikuar jeta si pasojë e lëndimeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Amerika
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Botë
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Amerika

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Kalo në kategori