LAJMI I FUNDIT:

Regjimi kinez deklaroi se nuk do të “tolerojë kurrë” një shkëputje të Tajvanit

Regjimi kinez deklaroi se nuk do të “tolerojë kurrë” një shkëputje të Tajvanit

Kina “kurrë nuk do të tolerojë” shkëputjen e Tajvanit, i tha një zyrtar i qeverisë kineze agjencisë shtetërore Xinhua, në përgjigje të deklaratave të presidentes tajvaneze Tsai Ing-wen, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi vendosmëri të palëkundur, besim të plotë dhe të gjitha aftësitë për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”, tha zëdhënësi i zyrës për çështjet e Tajvanit, Ma Xiaoguang, sipas deklaratave të lëshuara nga agjencia e lajmeve Xinhua (China New).


Në fjalën e saj inauguruese për mandatin e saj të dytë presidencial, Tsai tha të mërkurën se Kina duhet të gjejë një mënyrë për të “bashkëjetuar” me një Tajvan demokratik që nuk do të pranojë sundimin nga autoritetet komuniste.

“Ne nuk do të pranojmë që autoritetet në Pekin të vazhdojnë me parimin “një vend, dy sisteme” për të degraduar Tajvanin dhe minojnë status quo-në”, tha Tsai.

Tsai u rizgjodh presidente në janar, përkundër përpjekjeve të Pekinit për të izoluar Tajvanin dhe minuar ekonominë e tij që kur ajo erdhi në pushtet në vitin 2016.

Pekini mbron idenë e “një vend, dy sisteme” për Tajvanin, ashtu siç bën me Hong Kongun. Kështu, ishulli do të mbante liritë e tij, por do të ishte nën kontrollin e Pekinit. Tsai e hodhi poshtë këtë sistem gjatë fjalimit të tij të mërkurën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina po i dërgon gjeneralët në vijën e parë të frontit

Ukraina po i dërgon gjeneralët në vijën e parë të frontit

Evropa
Rusia po i shtyn të rinjtë ukrainas të nënshkruajnë kontrata për të luftuar kundër Ukrainës

Rusia po i shtyn të rinjtë ukrainas të nënshkruajnë kontrata për të luftuar kundër Ukrainës

Evropa
Kryeministri britanik njofton një formë të re të Shërbimit Kombëtar të detyrueshëm për të rinjtë

Kryeministri britanik njofton një formë të re të Shërbimit Kombëtar të detyrueshëm për të rinjtë

Botë
“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone

“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone

Azia
Majmunët “pushtuan” një qytet tajlandez

Majmunët “pushtuan” një qytet tajlandez

Azia
Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan

Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan

Amerika Latine
Kalo në kategori