LAJMI I FUNDIT:

Pezullohet panairi i librit “Prishtina 2020”

Pezullohet panairi i librit “Prishtina 2020”

Panairi i 22-të i librit, “Prishtina 2020”, është pezulluar si rrjedhojë e gjendjes e masave kufizuese të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale Shoqata e Botuesve të Kosovës. Po shpresohet që të organizohet panairi në vjeshtë, nëse këtë lejojnë kushtet.

“Si rrjedhojë e gjendjes së krijuar me pandeminë COVID-19 dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës me ç’rast nuk lejohen organizimet e panaireve, pezullohet panairi i 22-të i librit ‘Prishtina 2020’. Panairi planifikohej të mbaje, si gjithnjë, në javën e parë të muajit qershor. Nuk është anuluar tërësisht panairi, me shpresën se do të piqen kushtet që ngjarje kryesore e veprimtarisë së librit në Kosovë mund të mbahet në vjeshtë”, është njoftuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.


Në trend Kultura

Më shumë
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Xhafer Deva, tmerri i Kosta Peçancit: Ky arnaut i vogël ka me na... deri në Nish!

Xhafer Deva, tmerri i Kosta Peçancit: Ky arnaut i vogël ka me na... deri në Nish!

Kulture
Kalo në kategori