Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka marrë pjesë në forumin e dytë ministror të Selanikut, i cili u organizua në formë virtuale nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.
Në këtë forum, Konjufca fillimisht falënderoj Bashkimin Evropian për mbështetjen e tyre në ndihmën financiare dhe mjekësore gjatë kësaj kohe të pandemisë COVID-19, e po ashtu edhe qeveritë rajonale.
Konjufca përsëriti sërish kërkesën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Meqenëse ky është Forumi i Dytë Ministror i Selanikut 2020, unë shfrytëzoj rastin të uroj Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe BE-në për hapjen e negociatave të pranimit. Bashkë me mbështetjen e lartpërmendur, që ne të gjithë e kemi marrë për të luftuar COVID-19, unë do të përsëris kërkesën time për lëvizje të lirë, pa viza, për qytetarët e Kosovës. Kjo do të ishte garancia më e mirë që përfshirja e Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm një frazë, por një qëllim, që duhet, me shpresë, të arrihet sa më parë”, ka thënë Konjufca.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca përmendi edhe zëvendësimin e taksës 100% me masën e reciprocitetit.
“Po ashtu, si një kontribut në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit rajonal, Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendimin për të zëvendësuar tarifën 100% me masa të reciprocitetit gradual, duke sjellë kështu një frymë të re në fazën e re të dialogut midis dy shteteve: Kosovës dhe Serbisë. Shpresojmë se masat do të njihen si të tilla nga homologët tanë në Beograd”, ka thënë Konjufca.
Konjufca kërkoi po ashtu që të hiqet fusnota në emrin e Republikës së Kosovës nga deklarata e mbledhjes së sotme.
Postimi i plotë i Konjufcës:
Sot, në cilësinë e Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, së bashku me Shefin e Kabinetit, z. Kreshnik Ahmeti dhe me Drejtorin e Çështjeve Rajonale, z. Valdet Sadiku, isha pjesëmarrës në Forumin e Dytë Ministror të Selanikut, që u organizua në formë virtuale nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Nikos Dendias dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, z. Nikola Dimitrov, ku pjesëmarrës ishin të gjithë homologët e mi nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë edhe Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, z. Oliver Varhelyi.
Në vazhdim po jua paraqes fjalimin tim, të cilin e mbajta gjatë punimeve të kësaj konference:
I nderuari Nikos,
I nderuari Nikola,
Të nderuar kolegë,
Ju faleminderit shumë për organizimin e kësaj videokonference, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore pas Samitit të Selanikut në shkurt.
Para se të filloj, do të doja të falënderoja Bashkimin Evropian për mbështetjen e tyre bujare në ndihmën financiare dhe mjekësore gjatë kësaj kohe të Covid-19, si dhe qeveritë rajonale, me të cilët kemi pasur komunikim dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm gjatë pandemisë. Gjithashtu do të doja t’u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta të gjitha qeverive dhe familjeve të viktimave të COVID-19 për humbjet e tyre.
Meqenëse ky është Forumi i Dytë Ministror i Selanikut 2020, unë shfrytëzoj rastin të uroj Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe BE-në për hapjen e negociatave të pranimit. Bashkë me mbështetjen e lartpërmendur, që ne të gjithë e kemi marrë për të luftuar COVID-19, unë do të përsëris kërkesën time për lëvizje të lirë, pa viza, për qytetarët e Kosovës. Kjo do të ishte garancia më e mirë që përfshirja e Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm një frazë, por një qëllim, që duhet, me shpresë, të arrihet sa më parë.
Po ashtu, si një kontribut në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit rajonal, Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendimin për të zëvendësuar tarifën 100% me masa të reciprocitetit gradual, duke sjellë kështu një frymë të re në fazën e re të dialogut midis dy shteteve: Kosovës dhe Serbisë. Shpresojmë se masat do të njihen si të tilla nga homologët tanë në Beograd.
Unë mendoj se ne të gjithë mund të pajtohemi se në raste nevoje rajoni po tregon solidaritet dhe kjo pandemi sigurisht nxori në dritë bashkëpunimin e vërtetë rajonal në këtë pjesë të Evropës.
Të nderuar kolegë,
Fusnota në emrin e Republikës së Kosovës duhet të hiqet nga deklarata e mbledhjes së sotme. Qeveria e Serbisë, duke pyetur nëse Deklarata e Pavarësisë ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar, e inicioi procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Edhe pasi e morën përgjigjen, autoritetet e Serbisë nuk po e njohin vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Unë do të doja të shfrytëzoja këtë rast për t’ju kujtuar edhe një herë Opinionin e Tribunalit të Hagës të 22 korrikut 2010: “Gjykata ka konkluduar më lart se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit 2008, nuk e cenon ligjin e përgjithshëm ndërkombëtar, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit (1999) ose Kuadrin Kushtetues. Si pasojë, miratimi i asaj Deklarate nuk cenon asnjë rregull të zbatueshëm të së drejtës ndërkombëtare.” Kosova është anëtare e një numri të konsiderueshëm organizatash kontinentale dhe ndërkombëtare, si: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në të tri këto organizata Kosova pranohet pa fusnotë. Fusnota paraqet një mënyrë të vjetruar për të përfaqësuar Republikën e Kosovës. Edhe në takimet e fundit rajonale në deklaratat e përbashkëta nën Procesin e Berlinit, ajo nuk është përdorur më. Fusnota ishte menduar si një formë e thyerjes së akullit midis dy palëve në forume rajonale. Tani takimet e përbashkëta rajonale, në të cilat Kosova dhe Serbia marrin pjesë së bashku, janë bërë rutinore. Fusnota tashmë është tejkaluar.
Faleminderit dhe ju uroj të gjithëve një takim produktiv sot. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë
Mbi 4,2 milionë vizita ishin nga Kosova, gjysma e turistëve që vizituan Shqipërinë vjet ishin “pushues patriotikë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë