LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i shkarkuar i Agjencisë së Administrimit ë Pasurisë së Konfiskuar, kërkon pezullimin e vendimit të ministres Haxhiu

Drejtori i shkarkuar i Agjencisë së Administrimit ë Pasurisë së Konfiskuar, kërkon pezullimin e vendimit të ministres Haxhiu

Ish-drejtori i Agjencisë së Administrimit të Pasurisë së Konfiskuar, Rrahim Rama ka bërë të ditur se është ankuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, lidhur me vendimin e ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ditë më parë e largoi nga puna Ramën.

“Dje, me datë 18 Maj 2020, e kam dorëzuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, ankesën time ndaj Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Komisionit Disiplinor të qeverisë për Pozita të Larta Drejtuese, i cili në fillim të këtij muaji ndërmori vendim të padrejtë për të më ndërprerë marrëdhënien e punës në AAPKS.
Ankesa ime ka të bëjë me vendimin krejtësisht politik dhe arbitrar të këtij komisioni, të iniciuar dhe dominuar gjatë tërë kohës nga ministrja e drejtësisë Zonja Albulena Haxhiu, për të shqiptuar ndaj meje masën disiplinore me datën 05 Maj 2020 për ndërprerjen e marrëdhënies së punës”, thuhet në një njoftim për media të dërguar nga vetë Rama.

Largohet nga puna drejtori i Agjencisë së Administrimit të Pasurisë së Konfiskuar
Lexo po ashtu Largohet nga puna drejtori i Agjencisë së Administrimit të Pasurisë së Konfiskuar

Ai ka theksuar se në ankesën e tij ka paraqitur argumentet ligjore e profesionale ndaj masës jo të drejtë të këtij komisioni dhe ministres Haxhiu, i cili po ashtu ka bërë edhe shkelje procedurale dhe kundër-ligjore gjatë tërë kohës deri sa është marrë vendimi në fjalë.


“Ky vendim është ndërmarrë me supozime dhe pretendime krejtësisht të pabazuara dhe ai në thelb përbënë një ndërhyrje arbitrare dhe ilegale të ministres ndaj agjencisë të cilën e kemi ndërtuar me ndihmën e vazhdueshme nga qeveria e SHBA-së, e Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian që nga fillimi (viti 2011) dhe e kemi forcuar dhe profesionalizuar punën e saj vazhdimisht, e deri më sot, për zbatimin e vendimeve të gjykatave të Kosovës në betejën kundër krimit të organizuar në vendin tonë dhe në rajon. Prandaj, siç edhe mund të shihet në ankesën time, kam kërkuar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës që vendimi i Komisionit të Albulena Haxhiut të anulohet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori