LAJMI I FUNDIT:

Nga një muaj paraburgim për shtetasit e Marokut, të cilët dyshohen se kanë vjedhur në Prishtinë

Nga një muaj paraburgim për shtetasit e Marokut, të cilët dyshohen se kanë vjedhur në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.K. dhe M.G., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vjedhje e rëndë nga neni 315 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Në njoftim thuhet se Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPP-së kundër të pandehurve S.K. dhe M.G. dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, transmeton Telegrafi.


“Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekziston rreziku i ikjes së tyre, për shkak se të pandehurit janë shtetas të huaj dhe të njëjtit me qellim të shmangies nga përgjegjësia penale mund të kthehen përsëri në vendin e tyre në Marok dhe kështu mund edhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, po ashtu nëse do të jenë në liri të njëjtit se mund të përsërisin veprën penale ose të kryejnë vepra të ngjashme penale”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se të pandehurit S.K. dhe M.G. dyshohen se me datë 17.05.2020, rreth orës 09:00, me qëllim të përfitimit të tyre, në mënyrë të kundërligjshme kishin shkuar mbrapa Interexit në Prishtinë në afërsi të QKUK-së, dhe duke vërejtur veturat e parkuara të njëjtit në bashkëpunim edhe me dy persona të pa njohur deri me tani, kishin filluar që me mjet të fortë fillimisht ti thyejnë xhamat e veturave që kanë qenë të parkuara në parking ku kishin marr parfume, telefona dhe syze dhe në tentim për të ikur të njëjtit janë arrestuar nga policia në oborrin e QKUK-s.

Gjykata Themelore e Prishtinës bën të ditur se palët kanë të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori