Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka folur rreth pasojave të pandemisë coronavirus në Kosovë dhe për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e pasojave për ekonominë.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar më tepër ndihmë të shtetit për kompanitë përmes granteve, avantazheve tatimore dhe subvencioneve.
Pacolli ka kërkuar krijimin e një komiteti kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike në Kuvend, pjesë së cilit do të jenë qeveria, opozita, bizneset, odat ekonomike dhe palët e tjera e interesit, me qëllim që t’i përgjigjet së bashku situatës ekonomike, e cila sipas tij do të jetë më e rënda që nga vitet e nëntëdhjeta.
“Nëse nuk i marrim këmbët në fillim mirë, do të jetë një sfidë për vite me radhë ndikimi. Kosova duhet të mësojë nga eksperiencat që vendet e tjera kishin me krizën ekonomike në 2008”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë i Pacollit:
“Pandemia Koronavirusi po na shkakton një krizë ekonomike në Kosovë si në të gjitha vendet e tjera. Do të përballemi me situaten më të rëndë ekonomike që nga vitet ’90 në Kosovë. Kjo kërkon lidership, unitet dhe masa që do të mundësojnë rimëkëmbjen e ekonomisë sonë.
Ne duhet të ndihmojmë bizneset të mbulojnë nevojat e menjëhershme të kapitalit qarkullues dhe të vazhdojnë aktivitetet e tyre në këto periudha të vështira. Kosovës i duhen masa të ndërhyrjes së menjëhershme, si dhe masa strategjike për ristrukturimin e sektorëve kryesorë ekonomikë.
Ne duhet të sigurojmë stimuj dhe ndihmë shtetërore për kompanitë. Në disa raste me kompani që janë thelbësore për ekonominë tonë, duhet të marrim parasysh edhe nacionalizimin e tyre ashtu siç propozojnë Franca dhe vendet e tjera në Evropë, me qëllim shpëtimin e këtyre kompanive. Por kjo kërkon një konsensus dhe një analizë të thellë.
Kosova duhet t’i sigurojë komunitetit të biznesit grante të drejtpërdrejta, avanse, avantazhe tatimore dhe subvencione. Ndihma duhet të sigurohet për prodhimin parësor të produkteve bujqësore dhe ushqimore. Është thelbësore që prodhimi ynë I brendshëm të fuqizohët, për të fituar më shumë pavarësi nga importet.
Ne duhet të krijojmë një komitet kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike në Kuvend që do të bashkojë qeverinë, opozitën me komunitetin e biznesit, odat ekonomike dhe palët e tjera e interesit. Kjo është një kohë kur ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe t’i përgjigjemi së bashku sfidës ekonomike. Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë ligjin për ndërhyrje në ekonomi.
Të gjithë mund të kontribuojnë, askush nuk mund ta fitojë këtë vetëm.
Kjo është një kohë për të treguar unitetin dhe konsensusin. Kur ekonomia jonë është mirë, ne kemi hapësirë të mjaftueshme për të bërë politikë partiake. Por tani lufta jonë duhet të fokusohet në rimëkëmbja ekonomike.
Nëse nuk i marrim këmbët në fillim mirë, do të jetë një sfidë për vite me radhë ndikimi. Kosova duhet të mësojë nga eksperiencat që vendet e tjera kishin me krizën ekonomike në 2008″, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë