LAJMI I FUNDIT:

Prania e qëndrueshme e KFOR-it në veri të Kosovës

Prania e qëndrueshme e KFOR-it në veri të Kosovës

Misioni i udhëhequr nga NATO po vazhdon të ofrojë një prani efektive në të gjithë Kosovën, pasi që aftësia e saj për të kryer operacione nuk është minuar nga COVID-19.

“Në zonën veriore Ushtarët e Komandës Rajonale të Lindjes kryejnë veprimtari patrullimi dhe monitorimi, ndërsa Karabinierët e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe mbeten vigjilentë në Mitrovicë, një ndër qytetet më të mëdha të rajonit, i banuar nga komunitetet serbe dhe shqiptare”, thuhet në njoftim.


Edhe në mesin e pandemisë COVID-19, Forca Ushtarake Italia ne po ofron 24 orë në ditë të mbajë me staf urën në lumin Ibër, ndërsa çdo ditë, patrullimet nisen nga shtabi i MSU-së në Prishtinë dhe arrijnë në Mitrovicë duke kryer një varg detyrash.

“Karabinierët janë një prani e njohur për qytetarët e Mitrovicës në veri dhe jug, pasi që ata u vendosën për herë të parë në zonë në vitin 1999, në fillim të operacionit të udhëhequr nga NATO”, tregon koloneli Enio Simone, Komandanti i MSU-së , duke kujtuar përkushtimin afatgjatë të njësisë së tij në Kosovë.

Duke treguar përvojën e tyre të gjatë dhe të gjerë si një forcë policore me status ushtarak në Itali dhe jashtë saj, në veçanti në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, Karabinierët janë në gjendje të kryejnë një sërë detyrash që përfshijnë kontributin në ndërgjegjësim të situatës, inteligjencës kriminale dhe kontrollit të turmave dhe trazirave si reagues të tretë së bashku me njësitë e tjera të KFOR-it.

Aktivitetet e MSU-së gjithashtu përfshijnë ndihmë të drejtpërdrejtë për familjet në nevojë, të cilat kryhen në tërë territorin e Kosovës me fonde kombëtare, në koordinim të ngushtë me seksionet vendore të Kryqit të Kuq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori