LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Jorge Santana në moshën 68 vjeçare

Ndërron jetë Jorge Santana në moshën 68 vjeçare
Jorge Santana (Foto: Mirror)

Vëllai më i vogël i Carlos Santana, Jorge, ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare nga shkaqe natyrore.

Ai këndoi në vitet e shtatëdhjeta, ndërsa hitet e tij më të mëdha konsiderohen “Suavecito” dhe “Darling I Love You”, shkruan Daily Star.

Këngëtari raportohet se kishte lidhje të ngushtë me Carlos, me grupin e të cilit kishte bërë muzikë në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar.


Jorge Santana (Foto: Getty Images/Guliver)

Dyshja vijnë nga një familje shumë e madhe, përveç njëri-tjetrit, vëllezërit e famshëm kanë edhe vëllezër e motra tjera, Antonio, Laura, Irma, Maria dhe Leticia.

Jorge nisi karrierën e tij muzikore herët pasi donte të ishte si vëllai i tij i madh Carlos, i cili gjithashtu thuhet se ishte i talentuar në një moshë të re.

Në moshën 14 vjeçare, Jorge filloi të luante profesionalisht në San Francisko. Nga atëherë, në vitet e gjashtëdhjeta u bashkua me grupin The Malibus me miqtë e tij të shkollës së mesme.

Carlos Santana (Foto: Getty Images/Guliver)

Në vitet e nëntëdhjeta, ai filloi të udhëtojë me kitaristin e famshëm, vëllanë e tij Carlos Santana, duke punuar kështu edhe në albumin e vitit 1994, “Santana Brothers”. /Telegrafi/