Qeveria e Maqedonisë publikoi grupin e tretë të masave ekonomike në vlerë prej 355 milionë eurosh
Qeveria miratoi sot grupin e tretë të masave ekonomike që synojnë rikuperimin e ekonomisë së vendit në periudhën e kthimit në normalitet pas krizës me koronavirusin. Siç njoftoi sot kryeministri Oliver Spasovski në konferencën për media në Qeveri, paketa e tretë e masave arrin 355 milionë euro, ose 5.5 për qind të bruto prodhimit vendor, ndërsa me këtë do të përfshihen 730,000 shfrytëzues.
Spasovski tha se me këtë grup masash ecet një hap para, ky është rivitalizim, rikuperim i ekonomisë, stimulimi i konsumit dhe industrisë dhe është ndihmë e drejtpërdrejt e shtetit për qytetarët dhe bizneset.
Ai potencoi se grupi i tretë i masave ekonomike është harmonizuar gjerësisht me ekspertë, odat tregtare, sindikatat dhe se krijimi i masave është bërë në mënyrë sa më transparente që është e mundur dhe në një proces plotësisht inkluziv.
Spasovski theksoi se përderisa grupi i parë dhe i dytë ishin në kohë dhe serioze për të shpëtuar vendet e punës, këto masa do të jenë mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për të stimuluar konsumin, shpërblim për mjekët dhe personelin mjekësor të mjekëve dhe repartet e sëmundjeve infektive, sipas parimit që askush të mos anashkalohet.
“Grupi i tretë i masave janë masa afatshkurtra dhe afatmesme për ekonominë e Maqedonisë, mbrojtjen, promovimin dhe rritjen e ofertës të brendshme ekonomike. Të tre paketat në fokus i kanë qytetarët e vendit tonë, vendet e punës të tyre, sigurimin social për të kapërcyer më lehtë pasojat ekonomike të koronavirusit”, tha Spasovski, duke shtuar se ai u dedikohet të gjitha kategorive të rrezikuara sociale, të papunëve, sektori të shëndetësisë, si dhe qytetarë të kategorive të tjera.
Kryeministri potencoi se buxheti për vitin 2020 ishte krijuar për zhvillimin e burimeve njerëzore, por për fat të keq, siç tha ai, Kovid-19 goditi pikërisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë, prandaj përgjigja jonë ndaj kërcënimit nxiti krijimin e pakos së tretë të masave në drejtim të sigurisë ekonomike dhe sociale dhe inkurajimin e shpenzimeve publike.
“Në shtyllën e parë të paketës së tretë, po vendosim kartelat pagesore për qytetarët për konsum më të madh për zhvillimin e veprimtarive ekonomike vendase. Rreth 100,000 qytetarë do të marrin kartelat e pagesës prej 9,000 denarë dhe këto do të jenë në dispozicion për të gjithë personat e papunë, shfrytëzues të asistencës minimale të garantuar. Kjo forcon konsumin e brendshëm dhe rrit fuqinë blerëse dhe pagesat pa para të gatshme”, tha Spasovski.
Kryeministri shtoi e kjo kartelë pagesore u dedikohet vetëm kompanive vendore, prodhuesve dhe shërbimeve për periudhë prej 30 ditësh, në vlerë prej 16 milionë euro.
Tutje, Spasovski njoftoi se 100,000 qytetarë do të marrin vauçer për turizëm vendas prej 6,000 denarë dhe kartelë pagesore vendase prej 3,000 denarë, në mënyrë që të forcojmë turizmin vendas. Këtë masë do të kenë mundësinë ta përdorin të gjithë qytetarët e punësuar që marrin paga neto më të vogël se 15,000 denarë dhe nuk kanë të ardhura të tjera. Vauçerin, shpjegoi ai, mund të përdoret në hotele shtëpiake dhe ambiente të tjera akomodimi, kurse me kartelat e pagesës inkurajohet blerja e produkteve dhe shërbimeve vendase.
Spasovski gjithashtu paralajmëroi ndihmë për 100,000 të rinj në vlerë prej 12 milionë euro, të cilat do të mund t’i përdorin përmes disa llojeve të ndihmës. Mbështetje në para deri në 6,000 denarë, kartelë pagese prej 3,000 denarë dhe kartela dhe vauçer për trajnime në sektorin e TI dhe pagesën për universitet dhe akomodim në konvikte dhe nxënësish dhe studentëve.
Mbështetje financiare prej 6.000 denarë dedikohet për pagesën e particimit në Universitet, apo në konviktet e nxënësve dhe studentëve.
Kjo masë për të rinjtë, siç tha Spasovski, përfshin edhe vauçer prej 30.000 denar për trajnime për bashkëfinancim, trajnime dhe kurse për informatikë dhe aftësi digjitale për të rinjtë, të cilat do të mbështeten financiarisht për të fituar njohuri dhe aftësi në fushën e teknologjisë së informacionit të cilët do të sigurojnë punësim të shpejtë.
“Po vendosim fundjavë pa TVSH për të gjithë qytetarët, përmes çmimeve më të lira për qytetarët. Ne inkurajojmë konsumin dhe rritjen e të ardhurave në sektorë të caktuar të shitjeve siç janë dyqanet e veshjeve, teknika e bardhë, mobilje, sanitari, pajisjet shkollore dhe librat. Presim të ardhura shtesë prej 20 milionë euro që do të derdhen në ekonominë e Maqedonisë”, tha Spasovski në konferencën për media./AIM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos