LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Pikëlluese vdekja e papritur e mikut tim Sylë Zhitia

Thaçi: Pikëlluese vdekja e papritur e mikut tim Sylë Zhitia

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i shpreh ngushëllime familjes Zhitia për vdekjen e Sylë Zhitisë, vëllait të heroit, Afrim Zhitia.

“Sa pikëlluese vdekja e papritur e mikut tim Sylë Zhitia.  Syla, si gjithë familja e tij, ishte i përkushtuar në të gjitha periudhat historike me çështjen e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

“Familja Zhitia dha shumë për Kosovën. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së heroit Afrim Zhitia”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.


Vëllai i heroit Afrim Zhitia, Sylë Zhitia ishte zyrtar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në fshatin Llugë të Podujevës. /Telegrafi/