LAJMI I FUNDIT:

I vihet zjarri shkollës së vetme shqipe në Dacaj të Rozhajës

I vihet zjarri shkollës së vetme shqipe në Dacaj të Rozhajës

Zjarri i ditës së premte ka kapluar depon e druve të shkollës shqipe në Dacaj të Rozhajës dhe në saje të intervenimit të eskavatorëve të ndërmarrjes së ndërtimit të rrugëve “Euroasfalt” depoja me plot dru e ndezur u shua në ujin e lumit pranë shkollës dhe kështu i shpëtoi djegies shkolla gjatë ditës, por jo edhe gjatë natës, pasi që në orën 23:oo dikush i vuri zjarrin shkollës nga brenda.

Personi i panjohur gjerë më tani nga ana e kundërt e hyrjes kishte thyer dhe dritaren e shkollës dhe në zyrën e drejtorit kishte vu zjarrin.

Njësitë e zjarrfikësit kishin arrit ta lokalizojnë zjarrin dhe në saj të intervenimit ajo shpetoi pa u bërë shkrumb.


Pra këtu s’kemi të bëjmë më fatkeqësi natyrore por më fatkeqësinë njerëzore. Organet e hetuesisë për këtë rast makabër janë duke i hetuar pistat e dyshimit.

Duhet theksuar se kjo shkollë është sulmuar edhe më parë duke e thyer e venë zjarrin depos së drurëve.

Ndërkaq në malet e Malësisë së Rozhajës kanë shpërthyer zjarre gjithandej duke bërë shkrumb e hi me qindra hektarë pyje halore si të sektorit privat ashtu edhe ato shtetëror.

Dacajt, fashat ky i rrethuar më pyje të dendura halore ka qenë i rrethuar me tym e flakë për tri orë të tëra ku flaka e shtyrë nga era e fuqishme pos që dogji pyjet për rreth rrezikoj edhe vet shtëpitë e banimit duke hedhur flakën edhe në to.

Në këtë vorbull zjarri u dogj stalla e Vesel Dacit dhe stoqet me sanë, kurse njësia e shpëtimit dhe ajo e zjarrfikësve arritën që për rreth tri orë të mbrojnë shtëpitë që ndodheshin afër stallës që zjarri e kaploi për rednda sekondave .

Banoret luftuan për ndaljen e zjarreve gjithandej rreth shtëpive të tyre dhe evakuuan fëmijët dhe pleqtë në drejtim të qytetit.

Lidhja Demokratike Shqiptare, si subjekti i vetëm shqiptar, i cili vepron në territorin e Rozhajës, shpreh indinjatë të thellë, me rastin e vënies së flakës, vatrës së vetme në gjuhën shqipe, e cila, deri me sot veproi në Dacaj të Rozhajës.

“ Kjo ngjarje na kujton kohët e shkuara, kur në këto vise u vërsulën hije të zeza, e që pas veti lanë aq viktima.

Padyshim se edhe kësaj radhe ishin po ato hije të zeza, të cilat, në vitin 1999, derdhën gjak të pafajshëm, nëpër këto shpatie të bjeshkëve shqiptare, në Bukel e Dacaj. Kësaj radhe ata sulmuan dritaren e dijes, me çka dëshmuan se, në Rozhajë vazhdon të pengojë gjuha shqipe, shkolla shqipe dhe çdo gjë që është shqiptare”, thuhet në reagim. /malesia.org/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Kalo në kategori