LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në rrugë të thata

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në rrugë të thata
Foto: Ilustrim

Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Nga LAMM rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.


Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët.

Nga LAMM informojnë se sot për shkak të një aksidenti të ndodhur në orën 17:15, në rrugën Sveti Nikolla-Ovce Polle, komunikacioni është ndërprerë dhe zhvendosur në autostradë./Telegrafi/