Krahas realizimit të kyqjeve individuale të ujësjellësit që po bëhen në 12 fshatra të komunës së Skenderajt ka filluar edhe implementimi i projektit “Ndërtimi i Ujësjellësit”në 10 fshatra të komunës së Skenderajt: Rezallë, Abri e Poshtme, Aqarevë, Likoc, Llaushë, Marinë, Makermal, Murgë, Plluzhinë dhe Ticë, nga i cili do të përfitojnë gjithsej 12364 banorë dhe i cili është donacion i Qeverisë Zvicerane dhe Qeverisë së Kosovës kurse Implementohet nga CDI – ja dhe ka një vlerë rreth 1.4 milion Euro.
Për të parë nga afër realizimin e punimeve sot kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me përfaqësuesin e CDI-së, Lavdim Osmanaj, menaxherin e njësisë në Skenderaj të KRU-së Mitrovica, Ilaz Halili, kanë bërë inspektime në fshatin Rezallë, ku kanë filluar punimet në ndërtimin e rezervarit të parë me vëllim 320 metra kub, në shtrirjen e rrjetit dhe rezervarit të dytë në këtë fshat me vëllim 400 metra kub.
Me këtë rast Kryetari Jashari ka falënderuar donatorët për realizimin e këtij projektit sipas tij jetik për qytetarët e këtyre fshatrave të cilët deri më tani kanë pasur vështirësi të mëdha në sigurimin e ujit të pijshëm.
Ai tutje ka deklaruar që do të kërkojë përkrahje dhe nga qeveria që ky projekt të përfundojë sa më shpejtë, ne mënyrë që mos te kemi vonesa sikurse kemi pasur me kyçjet individuale në 12 fshatra të komunës sonë.
“Krahas këtij projekti, duke marrë parasysh mungesën e ujit të pijshëm dhe rezervave ujore në komunën tonë, kam kërkuar vazhdimisht dhe prap do të kërkoj nga qeveria dhe donatorët që sa ma shpejtë të fillojmë më realizimin e projektit “Ndërtimi i pendës së Kuqicës”, pasi që vetëm atëherë do të kemi rezerva të mjaftueshme ujore për ujë të pijshëm dhe ujë për bujqësi dhe mundësi për rekreacion e turizëm”, ka thënë tutje kryetari Jashari.
Në fund Kryetari Jashari ka deklaruar se këtë vit do të përfundojnë projektin e kyçjeve individuale në 12 fshatra kurse në këto 10 fshatrat që tani ka filluar projekti do të angazhohemi që deri vitin tjetër qytetarët të kenë ujë të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe