LAJMI I FUNDIT:

Trump propozon ‘taksë’ të re për kompanitë që prodhojnë jashtë SH.B.A., përfshirë Apple

Trump propozon ‘taksë’ të re për kompanitë që prodhojnë jashtë SH.B.A., përfshirë Apple

Presidenti Trump përsëri po u bën presion kompanive, përfshirë gjigantin Apple, për të kthyer të gjithë prodhimin e tyre në Shtetet e Bashkuara. Këto komente u bënë në një intervistë për Fox Business, gjatë së cilës Trump shpalosi idenë e tarifimit të një “takse” për kompanitë kur “ata bëjnë një produkt jashtë SHBA-ve”.

Gjatë intervistës, Trump sugjeroi që Shtetet e Bashkuara “të vendosnin kufirin e brendshëm”, një veprim që siç duket do ta detyronte Apple të prodhojë “100 përqind të produkteve të tyre” brenda vendit.

Siç është sqaruar nga Reuters, nuk është e qartë se çfarë nënkupton saktësisht Presidenti Trump kur flet për kompanitë që ai thotë se duhet ngarkuar me një “taksë”. Kjo mund të nënkuptojë tarifa të reja ose mund të jetë një formë tjetër e taksave. Ky vendim do të kërkonte një votë nga ana e Kongresit, shpjegon raporti.