Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se rritja e rasteve të dhunës në familje për 30 për qind në krahasim me vitin e kaluar është shqetësuese.
Haxhiu në një postim në Facebook, ka thënë se duhet të ngritët përgjegjësia institucionale sidomos e atyre të sigurisë e drejtësisë.
“Gjatë kohës së pandemisë, krahasuar me vitin e kaluar, dhuna në familje është rritur për 30% më shumë bazuar në data bazën që posedon Ministra e Drejtësisë. Kjo është shqetësuese dhe kërkon ngritjen e nivelit të përgjegjësisë së institucioneve, sidomos atyre të sigurisë dhe drejtësisë. Dhuna psikike, fizike, materiale dhe seksuale është vepër penale prandaj çdo dhunues duhet të dënohet sipas legjislacionit në fuqi”, shkruan Haxhiu.
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga çështjet më shqetësuese të shoqërisë, jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë. Me një numër të madh të rasteve të tilla po përballet Kosova edhe gjatë kohës së pandemisë COVID-19.
Gjatë kësaj periudhe në vendin tonë ka pasur rritje të numrit të rasteve në fjalë, të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës dhe në institucionet që merren me mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se ndonëse kriminaliteti ka rënë gjatë kohës së pandemisë, është rritur numri i rasteve të dhunës në familje, kurse për këtë dukuri për Telegrafin ka folur edhe Luljeta Aliut, Drejtoreshë e Iniciativës për Drejtësi dhe Barazi INJECT dhe aktiviste për të Drejtat e Njeriut, ku ka thënë se situata e izolimit në shtëpi dhe detyrimi i çifteve që të ndajnë 24 orë hapësirën e banimit, sidomos tani gjatë kohës së pandemisë e cila po zgjatë me muaj, e ka rritur mundësinë e përdorimit të dhunës ndaj anëtarëve të familjes. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo
Haga ia pamundësoi Jakup Krasniqit prezencën në varrimin e të vëllait
U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Melisa Trëndafili zbulon detaje nga ngjarja e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit