LAJMI I FUNDIT:

Të qëndruarit në diell dhe ajër të pastër, zvogëlon rrezikun e infektimit me coronavirus

Të qëndruarit në diell dhe ajër të pastër, zvogëlon rrezikun e infektimit me coronavirus

Shpenzimi i kohës në ajër të pastër dhe në diell mund të zvogëlojë rrezikun e të infektuarit nga coronavirusi, pohon shkencëtari nga Britania e Madhe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njerëzve u lejohet të kalojnë kohën në ambiente të jashtme – për aq kohë sa ata mbajnë distancë me të tjerët.

Profesori Alan Penn, anëtar i Grupit Shkencor për Emergjenca në Qeveri, (SAGE) siguroi që rreziku i “kapjes” së virusit është më i ulët për njerëzit që kalojnë kohën nëpër parqe.


“Shkenca sugjeron se të qëndruarit jashtë në diell, me ajër të pastër, është metodë kundër transmetimit të virusit”, ka thënë Penn.

Shkencëtarët e tjerë thonë se ‘pajtohen plotësisht’ me profesorin Penn, dhe sugjerojnë që njerëzit ta shpenzojnë kohën jashtë, aty ku virusi ka më pak të ngjarë të mbijetojë.

Njerëzit kanë më shumë gjasa të ‘kapin virusin’ në hapësira të mbyllura me njerëz të tjerë, ku ventilimi është i dobët dhe të tjerët prekin rregullisht të njëjtat sipërfaqe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Kalo në kategori