LAJMI I FUNDIT:

Rekomandime për hyrje dhe dalje nga kufiri shtetëror për funksionarët e zgjedhur në Maqedoni

Rekomandime për hyrje dhe dalje nga kufiri shtetëror për funksionarët e zgjedhur në Maqedoni

Zyrtarët e zgjedhur bartës të funksioneve publike, të punësuar në Qeveri dhe ministri, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë daljes nga shteti për shkaqe të interesave urgjente shtetërore, detyrimisht nënshkruajnë deklaratë gjatë daljes nga shteti për respektimin e masave të caktuara.

Këto masa parashikojnë mbajtjen e maskës mbrojtëse duke shmangur prekjen e fytyrës (syve, hundës, gojës) me duar, larjen e shpeshtë të duarve ose dezinfektim i duarve gjatë qëndrimit jashtë shtetit, distancë fizike prej 1,5-2m dhe ulja e kontakteve fizike (ndalohet përshëndetja me duar), rekomandohet të mos përdoret transporti publik dhe taksi në vendin e qëndrimit.

Personat gjatë kthimit në vend zbatojnë masa të caktuara parandaluese në periudhë prej 14 ditësh nga dita e hyrjes në shtet, për të cilën periudhë rekomandohet se nuk nevojitet të kryhet testimi për COVID-19, se nevojitet mbajtja e maskës mbrojtëse në ambient të mbyllur dhe jashtë shtëpisë, shmangia e prekjes së fytyrës me duar.


Po ashtu, duhet të kufizohen kontaktet personale dhe profesionale me persona të tjerë nga rrethi i tyre dhe jashtë tij, gjatë kontaktit eventual me persona të tjerë, detyrimisht duhet të mbahet maskë mbrojtëse, janë të detyruar t’u përmbahen udhëzimeve për uljen e rrezikut nga transmetimi i infeksionit, larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi i tyre, shmangia e kontaktit fizik dhe mbajtja e distancës prej së paku 1,5-2m gjatë kontaktit ballë për ballë.

“Rekomandohet matja e temperaturës trupore në mëngjes dhe në rast se temperatura është më e lartë se 37,2°C ose nëse personi ka simptome (ethe, vështirësi në frymëmarrje, kollë të thatë) e kontakton me telefon mjekun amë ose e njofton shërbimin rajonal epidemiologjik, të cilët do të vendosin për trajtimin e mëtejshëm. Në rast se gjendja kërkon hospitalizim urgjent, thirret ndihmë urgjente mjekësore ose me veturë personale në shoqëri të një anëtari të familjes, viziton spitalin më të afërt COVID, me njoftim të mëparshëm me telefon”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori