LAJMI I FUNDIT:

General Motors nuk e ka humbur hapin, do t’i sjellë me kohë Cadillac dhe Hummer

General Motors nuk e ka humbur hapin, do t’i sjellë me kohë Cadillac dhe Hummer

Situata me pandemi, nuk e ka penguar General Motors që të punojë në linjën e makinave që mbushen me rrymë

Pandemia e coronavirusit, ka bërë që të gjitha industritë të ndalojnë veprimtaritë, derisa njëjtë e ka goditur edhe General Motors dhe industrinë e automobilizmit, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, ndalesa dhe bllokimi i prodhimit, duket se nuk do ta pengojë, që të sjellë me kohë modelet e reja Cadillac dhe Hummer, si pjesë e projektit për elektrifikimin e veturave.

“Do të jemi plotësisht në kohë, nuk e kemi humbur aspak hapin”, ka thënë zëvendës presidenti i GM, Ken Morris.

Morris, i cili thotë se është duke punuar në distancë prej gati dy muajsh, thotë se puna në distancë nuk është asgjë e re për General Motors, pasi ka mbledhur mjaft përvojë duke punuar me partnerët e saj të shumtë në zona të ndryshme kohore, duke përfshirë Cruise Automation me bazë në San Francisko.

Sipas tij, kjo situatë vetëm sa e ka përmirësuar gjendjen në përgatitjen për prodhimtari, megjithëse thotë se shkaku i pandemisë ka rënë kërkesa për makina elektrike për 43 për qind.

Duke mos dashur të tregojë se kur do të lansohen Cadillac dhe Hummer i ri, Morris ka bërë të ditur se gjithçka do të jetë gati me kohë, ashtu si kanë planifikuar. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
Kalo në kategori