LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari nga Kosova që jeton në Japoni tregon arsyet pse ky shtet po e kalon shumë më lehtë pandeminë COVID-19

Shqiptari nga Kosova që jeton në Japoni tregon arsyet pse ky shtet po e kalon shumë më lehtë pandeminë COVID-19
Foto: Arkiv

Shqiptari nga Kosova që jeton në Japoni, Mithat Haxhiislami, i njohur me nofkën Miki, ka thënë sot shteti japonez po e përballon shumë më lehtë pandeminë COVID-19 se shtetet e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haxhiislami tregoi se janë tri gjëra që kanë bërë që japonezët ta kalojnë më lehtë këtë situatë dhe ato janë kultura e bartjes së maskës, jo përqafimi dhe zbathja e këpucëve para se me hy në shtëpi.


“Ka edhe elemente tjera që ndikojnë, por këto po dalin të jenë kryesoret”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Historia e shqiptarit, Miki Haxhiislami në Tokio: Martesa me një japoneze, ngritja e biznesit, sfidat dhe ambientimi me një popull, nga i cili bota mund të mësojë shumë
Lexo po ashtu Historia e shqiptarit, Miki Haxhiislami në Tokio: Martesa me një japoneze, ngritja e biznesit, sfidat dhe ambientimi me një popull, nga i cili bota mund të mësojë shumë

Ai bëri të ditur se numri i vdekjeve në Japoni është rreth 700, në një popullatë prej rreth 127 milionë.

Haxhiislami bëri të ditur se Japonia në shumicën e prefekturave ka larguar masën e jashtëzakonshme, masë kjo që ka qenë më e lehtë se në vendet tjera, ndërsa shteti po ndihmon bizneset.

Ai tha se janë diku rreth 120 shqiptarë që jetojnë atje dhe sa ka informacione nuk ka që janë prekur nga coronavirusi.

Afaristi nga Kosova duke folur për shqiptarët në Japoni tha se shumica janë nga Shqipëria, por ka edhe nga Kosova.

Sipas tij, ata janë të orientuar në edukim dhe shumica janë asistentë në universitete. /RTVDukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori