LAJMI I FUNDIT:

Kullat 150 metërshe të centralit bërthamor në Gjermani, shemben gjatë një shpërthimi të kontrolluar

Kullat 150 metërshe të centralit bërthamor në Gjermani, shemben gjatë një shpërthimi të kontrolluar

Kullat ftohëse të një ish-centrali bërthamor në Gjermani janë shembur sot në një shpërthim të kontrolluar nga autoritetet e këtij vendi.

Një numër i vogël i qytetarëve të Philippsburgut të Gjermanisë, ishin mbledhur në orët e para të mëngjesit për ta ndjekur nga “afër spektaklin” e shembjes së kontrolluar të kullave, transmeton Telegrafi.

Ato ishin 150 metra të larta dhe u hodhën në erë më lëndë shpërthyese nga ekspertë të kësaj fushe. Demolimi i tyre ishte paralajmëruar dhe planifikuar shumë kohë më parë.


Kompania EnBW që e kishte ndërtuar dhe ishte në pronësi të saj, kishte njoftuar qytetarët 48 orë më herët se do të bëhet shembja e tyre.

Por, është interesant se edhe pse shembja e tyre ndodhi në kohën kur pandemia e coronavirusit ka pushtuar botën, qytetarët që kishin dalë për ta parë nga afër kishim mbajtur distancën e kërkuar nga ekspertët shëndetësorë. /Telegrafi/