LAJMI I FUNDIT:

Reka takoi shefin e EULEX-it, i kërkoi ndihmë për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur

Reka takoi shefin e EULEX-it, i kërkoi ndihmë për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur

Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti sot, Shefin e Misionit të EULEX-it Lars Gunnar Wigemark, me të cilin bisedoi për mbështetjen e këtij misioni të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Reka, falënderoi Wigemark për kontributin e këtij misioni në fushën e drejtësisë, duke shtuar se ky është edhe synimi i Qeverisë së Kosovës, atë të sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Më tej, Shefi i Misionit të EULEX-it u njoftua mbi të arriturat e qeverisë në 100 ditët e para të saj të qeverisjes, ku pjesë thelbësore e programit qeverisë është sundimi i ligjit, prandaj edhe shumica dërmuese e 192 vendimeve qeveritare të ndërmarra janë në funksion të zbatimit të ligjit në vend. Po ashtu, ministri Reka theksoi se këtë nuk e bëjmë sa për të jetësuar Agjendën Reformuese Evropiane, por për shkak të funksionimit të Republikës së Kosovës, si shtet i së drejtës me ligjin mbi të gjithë dhe jo si shtet privat”, thuhet në njoftimin për media.

Reka kërkoi nga Wigemark që EULEX-ti të vazhdojë të ndihmojë institucionet e Kosovës në sundimin e ligjit, si dhe për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.


“Shefi i Misionit të EULEX-it Wigemark, nga ana e tij tha se “EULEX-i është dhe vazhdon të mbetet partnerë përkrahës i institucioneve të Kosovës në sundimin e rendit dhe ligjit në vend, të cilat janë edhe parimet thelbësore mbi të cilat është krijuar dhe funksionon Bashkimi Evropian”. Po ashtu, Wigemark informoi ministrin Reka rreth punës që EULEX bënë në Kosovë për identifikimin e personave të zhdukur. Njëherit, Wigemark falënderoi Rekën për qasjen bashkëpunuese të tij, si dhe mbështetjen e synimeve të misionit të EULEX në Kosovë në funksion të sundimit të ligjit në vend”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori