LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Ministrat tanë treguan se LDK ka tjetër kulturë të qeverisjes

Hoti: Ministrat tanë treguan se LDK ka tjetër kulturë të qeverisjes

Mandatari për formimin e qeverisë së re, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ministrat nga LDK-ja gjatë kohës së qeverisë në detyrë, kanë bërë punën në resorët e tyre në përputhje me obligimet ligjore që kanë pasur.

Hoti, në një postim në Facebook, ka thënë se “Sot, në mbledhje të Qeverise në detyrë, ata treguan se LDK-ja ka tjetër kulturë të qeverisjes – që është respektimi i institucionit dhe i shtetit të Kosovës, por edhe moslejimi i cenimit të integritetit personal dhe institucional”.

Postimi i plotë i Hotit:


“Ministrat nga LDK-ja, gjatë kësaj periudhe të qeverisë në detyrë, e kanë bërë punën në resorët e tyre në përputhje me obligimet ligjore që kanë pasur.

Sot, në Mbledhje të Qeverise në detyrë, ata treguan se LDK-ja ka tjetër kulturë të qeverisjes – që është respektimi i institucionit dhe i shtetit të Kosovës, por edhe moslejimi i cenimit të integritetit personal dhe institucional.

Në Qeverinë e re do të promovojmë kulturë institucionale sipas standardeve evropiane.

Me votimin e Qeverisë së re, do të marrë fund qeverisja arbitrare, e mbështetur nga struktura jashtë politike e militante, që ka vënë institucionet e shtetit në funksion të partisë, që e ka polarizuar shoqërinë dhe ka dëmtuar partneritetet ndërkombëtare”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/