LAJMI I FUNDIT:

Paunovski: Hotelierët të përmbahen nga hapja e objekteve, nuk ka vendim nga Qeveria

Paunovski: Hotelierët të përmbahen nga hapja e objekteve, nuk ka vendim nga Qeveria

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski, ka apeluar tek hotelierët të vazhdojnë t’u përmbahen vendimeve të qeverisë dhe të mos i hapin objektet e tyre.

Ai tha se ndalesa për punën e hotelerive akoma është në fuqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Inspektorati vepron në pajtim me vendimet e Qeverisë. Ndërsa theksojmë se deri tani nuk ka vendim të ri dhe ne do të veprojmë atje ku do të ketë parregullsi, si dhe do të ketë sanksione. Duhet të theksojmë se shumë objekte janë hapur, madje gjatë orës policore. Në raste të tilla kemi vepruar në Tetovë, Vrapçisht dhe Gostivar”, tha Paunovski.


Ai gjithashtu tha se janë mbyllur pesë objekte hotelerike në Kërçovë, Tetovë, Ohër dhe Strumicë, ndërsa për disa të tjerë do të ketë edhe kallëzime penale.

Paunovski tha se janë evidentuar edhe 5 mosrespektime të ngrirjes së çmimeve ose mosbashkëpunim gjatë kontrolleve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori