Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Administrativ të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (Council of Europe Development Bank) është aprovuar kërkesa e parë e Kosovës për mbështetje me kredi sovrane.
Me një procedurë të përshpejtuar, Kosova ka bashkërenduar kërkesat e sektorit shëndetësor dhe ka marrë aprovimin nga BZHKE për financim në kohën më të shkurtër që lejojnë procedurat e brendshme të një institucioni financiar ndërkombëtar. Aprovimi i kredisë në vlerë prej 35 milionë, do të mundësojë financimin e sektorit të shëndetësisë në ballafaqim me COVID-19.
Me kërkesë të Kosovës, interesi i Bankës pritet të subvencionohet nga instrumenti i brendshëm Llogaria e Dividendës Sociale në shumë prej 1 milion eurove. Sipas rregullave standarde të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës norma e interesit përcaktohet në periudhën e negocimit të marrëveshjes së kredisë.
Kjo bankë është institucioni i Këshillit të Evropës që ka mandat për mbështetjen e sektorit social ku përfshihet sektori shëndetësor. Pas goditjes së Evropës nga pandemia, banka ka reaguar me hapjen e dy raundeve të jashtëzakonshme për mbështetje të 41 vendeve anëtare për mbështetje dhe ngritje të kapaciteteve shëndetësore për ballafaqim me pandeminë COVID-19.
Ministria e Financave dhe Transfereve ka punuar ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë për të ofruar mbështetjen e nevojshme që të përmirësohet ndjeshëm trajtimi dhe kapacitetet e sistemit shëndetësor për të forcuar qëndrueshmërinë dhe kualitetin e shërbimeve shëndetësore.
Guvernatori i BZHKE-së, Rolf Wenzel me rastin e aprovimit të projektit për mbështetje të financimit të sistemit shëndetësor tha se, “në linjë me mandatin e saj ekskluziv social, banka ka asistuar anëtarët e saj në mbështetjen për ballafaqimin me situatën e paprecedent që po ndikon pandemia COVID-19 në shtetet anëtare. Kjo kredi e parë sovrane për autoritetet kosovare siguron financim për sistemin shëndetësor dhe grupet e margjinalizuara. Për më tepër, BZHKE do të mbështet me grant si subvencionim të interesit, komponentë e cila do të përmirësoj më tutje kushtet financiare të kredisë. Kredia bëhet e mundshme me procedura të përshpejtuara të ndërlidhura me masat emergjente të COVID-19”.
Kredia me BZHKEs-ë do të financojë direkt sistemin shëndetësor përmes sistemit të financave publike të Kosovës. Kjo mbështetje do të mundësojë zbatimin të shpejtë të masave dhe do t’i vë në dispozicion sistemit shëndetësor resurse të cilat nuk i ka pasur që nga periudha e pasluftës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!