LAJMI I FUNDIT:

​MASHTI përfiton nga KfW-ja grant në vlerë 7 milionë euro për arsimin profesional

​MASHTI përfiton nga KfW-ja grant në vlerë 7 milionë euro për arsimin profesional

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka nënshkruar marrëveshja me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) për realizimin e projektit “Fondi i Sfidave të Kosovës – Arsimi Profesional dhe Trajnimi” në shumë prej 7 milionë euro.

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami me këtë rast tha se përmes këtij granti 7 milionësh nga qeveria gjermane do ndikohet në rritjen e punësimit tek të rinjtë në Kosovë.

Ajo tha se ky projekt do implementohet në një periudhë 6-vjeçare në një bashkëpunim në mes të kompanive private me shkollat profesionale në Kosovë.


“Ne jemi ndoshta ndër vendet që çalojmë më së shumti në këtë aspekt duke marrë parasysh që kemi papunësi shumë të lartë dhe popullsi të re. Projekti 7 milionë euro është grant i qeverisë gjermane i cili na vjen në Kosovë përmes Bankës Gjermane për Zhvillim do të impelementohet në një periudhë 6-vjeçare janë kompanitë private, bizneset të cilat do të hyjnë në marrëveshje me shkollat profesionale të Kosovës dhe do jetë projekt me grante, trajnim dhe investime të ndryshme në mënyrë që të rritet punësueshmëria e të gjithë të rinjve që kërkojnë punë, por gjithashtu edhe të plotësohen nevojat për profile të ndryshme të kompanive private e cila siç e dini është një nga sfidat me të cilat sot ballafaqohet sektori privat”, deklaroi Bajrami.

Kurse, Rene Eschemann, drejtori i Zyrës së Bankës Gjermane për Zhvillim për Kosovë dhe Maqedoni fillimisht shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që janë përfshirë në hartimin e mësimit në distancë në mënyrë që fëmijët edukimin e duhur edhe në këtë kohë pandemie.

Ai tha se përmes kësaj marrëveshje synojnë të aktivizojnë shkollat e trajnimit profesional, së bashku me kompanitë private për të siguruar më shumë arsim të orientuar nga tregu i punës përmes të rinjve në mënyrë që ata të jenë të gatshëm për punësimet e reja që po vijnë.

“Sot kemi nënshkruar marrëveshjen e dytë për regjistrimin e marrëveshjes operative brenda ministrisë së Arsimit dhe KfW për një projekt të ri të quajtur fondi I sfidave dhe me këtë projekt ne duam të aktivizojmë shkollat e trajnimit profesional, së bashku me kompanitë private për të siguruar më shumë arsim të orientuar nga tregu i punës përmes të rinjve në mënyrë që ata të jenë të gatshëm për punësimet e reja që po vijnë. E di që kjo është një moment shumë i vështirë për shumë shkolla si dhe kompanitë, ata po përpiqen më shumë me situatën aktuale duke shikuar sesi mund të mbijetojnë, por megjithatë do të ketë edhe kohë pas kësaj krize , dhe ne do dëshirojmë ti mbështesim kompanitë që t’i punësojnë fuqinë e duhur punëtore në vendet e punës, dhe të jenë atraktive, gjithashtu ndoshta për kompanitë gjermane që dëshirojnë të investojnë në Kosovë dhe të ndryshojnë zinxhirin e tyre të prodhimit që të vijnë sa më afër rajonit si dhe kështu që ne presim shumë nga ky bashkëpunim dhe shpresojmë që së bashku ne mund të krijojmë një ndikim i madh për Kosovën” , tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori