LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Rezultatet e 50 mostrave të sotme dalin nesër

Haziri: Rezultatet e 50 mostrave të sotme dalin nesër

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se 50 mostrat e sotme të qytetarëve të kësaj komune janë në proces në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dhe se pret që rezultatet t’i marrin gjatë ditës së nesërme.

Haziri ka thënë se “Komiteti i Emergjencave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka marrë të gjitha masat për t’i mbikëqyrë 10 rastet e fundit, si pasojë e burimit të ri të infeksionit në një spital privat”.

“Gjendja e të infektuarve është e mirë, të gjithë janë në vetizoloim duke përfshirë edhe nënën e re, e cila është infektuar gjatë kohës së lindjes në spitalin privat. Pra, burimin e ri e kemi në menaxhim të plotë dhe po punojmë që ta mbyllim edhe këtë fazë 14 ditore të menaxhimit të situatës së re”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, transmeton Telegrafi.


Haziri ka lutur qytetarët që t’i përmbahen orarit të daljes.

“Dil vetëm nëse e ke patjetër, por me maska e dorëza dhe duke e mbajtur distancën”.

Ndryshe, pas konfirmimit të nëntë rasteve të reja me COVID-19 në komunën e Gjilanit, kjo komunë ka marrë vendim që ta mbyllë përkohësisht Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Gjilani mbyll Repartin e Pediatrisë, një mjek dhe tre infermierë rezultuan pozitiv me COVID-19
Lexo po ashtu Gjilani mbyll Repartin e Pediatrisë, një mjek dhe tre infermierë rezultuan pozitiv me COVID-19

Ky vendim është marrë pasi mbrëmë nga nëntë rastet që u konfirmuan me coronavirus, katër prej tyre ishin nga stafi mjekësor i Repartit të Pediatrisë, një mjek dhe tre infermierë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori