LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me 44-vjeçarin nga Anglia i cili ‘eksploroi’ botën këmbëzbathur

Njihuni me 44-vjeçarin nga Anglia i cili ‘eksploroi’ botën këmbëzbathur

Ian Oliver është 44-vjeçari nga Nottinghamshire i Anglisë, i cili ka “eksploruar” botën këmbëzbathur.

Këtë metodë interesante e ka aplikuar që nga adoleshenca, mirëpo në fëmijëri ai tregon se nuk e kishte pëlqyer edhe aq shumë.


Ian going barefoot in the snow

“Si fëmijë nuk më pëlqente por diçka ndryshoi gjatë viteve të adolshencës time”, tha Oliver.

Ian walking through the Pentland Hills, in the Scottish Lowlands

“Me kalimin e viteve, u bëra gjithnjë e më i guximshëm. Sigurisht që nga koha kur isha në universitet, e përkufizova shumë më tepër këtë koncept, dhe që atëherë e kam aplikuar në shumë raste”, u shpreh ai.

Ian in Rissne Metro-Station in Stockholm

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ian udhëton këmbëzbathur sa më shumë që të ketë mundësi, megjithëse ka raste kur ndjehet më i qetë me këpucë në këmbë.

Ian in Ratargul Swamp Forest in Bangladesh

“Kam bërë gjithçka të ecë zbathur në dëborë, megjithëse në temperatura të larta kam hezituar pak”, shton Oliver. /Telegrafi/

Ian has crocheted sandals to make it look like he is wearing shoes