LAJMI I FUNDIT:

Duka: Gjendja në Dibër stabile, masat duhet rreptësisht të respektohen

Duka: Gjendja në Dibër stabile, masat duhet rreptësisht të respektohen

Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka sot në konferencën e rregullt për shtyp vlerësoi stabile gjendjen epidemiologjike në komunë dhe këtë, siç tha ai, e vërteton fakti që nuk ka të infektuar të rinj dhe poashtu nuk ka pacientë në spital me simptoma të coronavirusit.

“Ne duhet edhe më tej këtë gjendje stabile mbajmë, me respektim të rekomandimeve, dhe kjo është izolim jgatë orës policore, mosdalje nga shtëpia pa pasur nevojë, mbajtja e largësisë trupore, mbajtja e maskave mbrojtëse. Ju bëj apel që nëse dikush ndjen simptoma të gripit apo simptoma të coronavirusit menjëherë të paraqitet në spitalin e përgjithshëm”, tha Duka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai njoftoi se në mbledhjen e Shtabit operativ komunal, me të cilin udhëheq ai, është biseduar për pasojat ekonomike nga gjendja aktuale me pandeminë.


“Dihet se Dibra dhe Qendër Zhupa për një muaj ishin në karantinë dhe kjo goditi ekonominë, posaçërisht turnizmin me banja, hoteleritë, ata që merren me zanatet, kafenetë dhe transportuesit. Do të mundohemi të përgatisim analizë të përgjithshme se sa janë humbjet e tyre dhe me këtë studim do të kërkojmë nga Qeveria t’i mbulojnë humbjet”, tha Duka.

Ai përmendi edhe problemin e pagesës së vogël të ndërmarrjes publike ‘Standard’ për ujë dhe mbeturina duek kërkuar nga amvisëritë dhe subjektet juridike që t’i paguajnë pagesa, në mënyrë që, siç tha ai, të solidarizohen me punonjësit në ndërmarrje të cilët gjatë gjithë kohës kanë qenë në terren për të mbledhur mbeturinat, kanë dezinfektuar dhe vazhdojnë t’i lajnë rrugët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori