Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), ka përfunduar takimet informuese me të gjitha institucionet e arsimit të lartë (IAL) në Kosovë, të cilat gjatë këtij muaji do t’i nënshtrohen procesit të akreditimin institucional.
Drejtori i Agjencisë së Akreditimit, Naim Gashi i ka njoftuar institucionet e arsimit të lartë lidhur me gjithë mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit institucional, ndërsa zyrtari i lartë për vlerësim dhe monitorim, Arianit Krasniqi ka shpjeguar standardet e manualit mbi të cilat bazohet vlerësimi i ekspertëve.
“Është hera e parë që institucionet e arsimit të lartë dhe Agjencia e Kosovës për Akreditimit përballen me procesin e vlerësimit në distancë, për shkak të mbylljes së trafikut ajror dhe pamundësisë së ardhjes së ekspertëve ndërkombëtarë. Për të ardhur deri te ky vendim është zhvilluar një debat gjithëpërfshirës, janë marrë në konsideratë udhëzimet e ENQA-s dhe praktikat e agjencive homologe në Evropë, janë konsultuar partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë të agjencisë, shoqëria civile dhe komuniteti akademik”, ka thënë Gashi.
Ai tha se ekziston një konsensus i gjerë se mundësia e vetme për vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë, ka qenë vlerësimi në distancë dhe për këtë arsye janë përgatitur maksimalisht që ky proces të jetë profesional, kreditibil dhe në pajtim me standardet e cilësisë.
Gashi ka thënë se janë aranzhuar dhe zhvilluar takime informuese-këshilluese me 14 institucione publike dhe private të arsimit të lartë të cilat po i nënshtrohen procesit të vlerësimit.
“Përveç skenarit të detajuar të dërguar me shkrim, qëllimi i këtyre takimeve ka qenë që të jemi transparent me IAL-të dhe publikun, për mbarëvajtjen e procesit të akreditimit”, ka thënë Gashi.
Ai tha se për këtë proces janë informuar institucionet shtetërore dhe shoqëria civile.
Për shkak të gjendjes emergjente shëndetësore, me vendim të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) akreditimi gjatë këtij viti do të zhvillohet në distancë, ndërsa me kërkesë të Agjencisë së Akreditimit, konform vendimit të KShC-së, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka përditësuar legjislacionin për ta zbatuar me sukses këtë proces.
Në njoftim thuhet se konform legjislacionit në fuqi, vlerësimi institucional i IAL-ve do të bëhet nga ekspertë ndërkombëtarë, të cilët janë pjesë e listës së aprovuar nga KShC-ja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje