LAJMI I FUNDIT:

Partneri i Arbana Osmanit tregon planet për fëmijën në pritje

Partneri i Arbana Osmanit tregon planet për fëmijën në pritje
(Foto: Instagram/eduartgrishaj)

Njëra ndër figurat më të njohura të ekranit shqiptar, Arbana Osmani, është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës me partnerin e saj të ri.

Në emisionin “E Diell” në Top Channel një hapësirë të veçantë i është kushtuar sportit me rubrikën “E Diella Proces”. I ftuar, ishte regjisori i emisionit “Dua të Bëj të Lumtur”, Eduard Grishaj.

Eduardi është partneri i moderatores së njohur Arbana Osmani. Çifti para disa ditësh zbuloi se janë në një pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhen prindër.


https://www.instagram.com/p/CAAPfMXAqO2/

Në një moment Edi Manushi, u shkëput nga sporti dhe pyeti regjisorin se çfarë plani ka për fëmijën, nëse është djalë ose vajzë.

Në ditëlindjen e saj dhe të dashurit, Arbana Osmani njofton se po bëhen prindër
Lexo po ashtu Në ditëlindjen e saj dhe të dashurit, Arbana Osmani njofton se po bëhen prindër

Nëse do të jetë vajzë, Eduardi dëshiron që të bëhet regjisore, njësoj si ai. Ndërsa nëse është djalë, ai do të kishte dëshirë të bëhej futbollist.

https://www.instagram.com/p/B3XsV4qgps4/