LAJMI I FUNDIT:

​Digjet një banesë në ‘Lagjen e Spitalit’, lëndohet një person

​Digjet një banesë në ‘Lagjen e Spitalit’, lëndohet një person

Një banesë është djegur sot gjatë ditës në ‘Lagjen e Spitalit’ në Prishtinë, ku si pasojë një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas zëdhënësit për media në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha, rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.


“Sot, më datën 10.05.2020, rreth orës 17:05, kemi pranuar informatë se në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, një banesë është duke u djegur.

Njësitë policore menjëherë iu kanë përgjigjur thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas informatave të para, një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vend ngjarje janë njoftuar te dalin edhe njësit tjera emergjente dhe zjarrfikësve”, ka thënë zëdhënësi Hoxha.