LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën Infektive dy persona me oksigjenoterapi dhe një në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive dy persona me oksigjenoterapi dhe një në gjendje të rëndë

Aktualisht në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 17 persona, prej tyre nëntë ende vazhdojnë të jenë pozitiv me COVID19, kurse, pesë të tjerë edhe pse në teste kanë dal negativ, vazhdojnë ende të marrin trajtimin mjekësor në këtë klinik.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, mjekja kujdestare në Klinikën Infektive, Sadije Namani, e cila tha se në oksigjenoterapi aktualisht janë dy pacientë, kurse një paciente nga Rahoveci është në gjendje të rëndë.


Në pritje të rezultatin e testit janë edhe tre persona.

“Për momentin gjithsej i kemi të hospitalizuar 17 raste, prej tyre 9 raste janë COVID pozitiv jemi në pritje të rezultateve për 3 raste dhe pesë raste që janë negativizuar në testimet e fundit vazhdojnë trajtimin në Klinikën tonë. Prej 9 pacientëve me COVID pozitiv, dy raste janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe kemi një rast të infermieres nga Prizreni e cila është negativizuar por ende ka nevojë për oksigjenoterapi. Përndryshe gjendjen më të rënduar e ka pacientja, e cila gjendet qe një javë te ne. Ajo është Rahoveci edhe ka sëmundje kronike të veshkave dhe është në dializë dhe ka edhe probleme tjera shoqëruese“, tha ajo.

Infektologia Namani po ashtu tha se në Klinikën Infektive dje është pranuar një grua shtatzënë e cila është transferuar nga Klinika Gjinekologjike dhe gjendja e saj është stabile.

Ndërsa, edhe bashkëshorti i shtatzënës është duke pritur rezultatet e testeve për COVID-19.

“Dje e kemi vetëm një pranim, një shtatzënë në muajin e pestë nga Klinika e Gjinekologjisë dje është pranuar atje dhe pas testimit pasi që ka rezultuar pozitiv është transferuar tek ne. Gjendja e saj është stabile, sot e kemi pranuar edhe bashkëshortin e saj i cili pritet që pritet deri në orët e mëvonshme për të parë a është pozitiv a jo”, theksoi Namani.

Deri tani në Kosovë pozitiv me COVID-19, kanë rezultuar 870 persona, prej tyre 653 janë shëruar, kurse 28 persona kanë humbur betejën me koronavirusin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori